Gazetari i shkrimit në Newsweek i përgjigjet Junkerit: Bën mirë të lexosh raportet e EUROPOL për drogën

Gazetari i shkrimit në Newsweek i përgjigjet Junkerit: Bën mirë të lexosh raportet e EUROPOL për drogën

12:29, 06/12/2017
A+ Aa A-

Një nga dy gazetarët e shkrimit në “Newsweeek” për drogën i është kundërpërgjigjur reagimit të sotëm të Kryetarit të Komisionit Europian në lidhje me shkrimin për drogën të botuar në këtë media pak ditë më parë.

“Bën mirë të lexosh raportet e EUROPOL, agjencisë policore të BE”, shkruan një nga dy autorët e shkrimit në Newsweek”, Vincent Triest.

Postimi i plotë në Facebook i gazetarit:

Nëpërmjet mediave mora vesh se Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker kishte komentuar mbi ‘çështjen e drogës në mediat ndërkombëtare’ (dhe shkrimi im nw revistën Newsweek), duke thënë se puna e gazetarëve nuk është të kopjojnë njëri-tjetrin.

Në fakt është për të ardhur keq se Presidenti i Komisionit Europian, një nga institucionet më të rëndësishme në BE-të reagojë në një mënyre aq të çuditshme.

Dua ti rikujtoj zotit Juncker qe shkrimi ne Newsweek ishte bazuar mbi disa raporte ndërkombëtare, duke përfshire dhe vete agjencinë policore te BE-se EUROPOL. Do te ishte mire qe zoti Juncker ti lexonte këto raporte.

Por me shume keqardhje dëgjova edhe si zoti Juncker zgjodhi te ndërhynte në një pyetje jo te drejtuar ndaj tij nga Erisa Zyka që për mua është një nga gazetaret më të mira që ka Shqipëria. Nuk bëri asgjë më shumë sesa punën e saj.

Prandaj dua të shpreh mirënjohje për Erisa, që në fakt është një shembull për çdo njeri që punon në media në Shqipëri. Puna kryesore e një gazetari është të kontrollojë, dhe jo të promovojë. Për të gjithë ata që duan të lexojnë vetëm lajme turistike, mund të abonohen shumë kollaj tek një nga qindra revista turistike që botohen në botë (dhe nuk kanë asnjë obligim të ndjekin lajme të tjera).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco