Xhelal Mziu: Kolektorit të Kamzës do i vë emrin e Edi Ramës

Xhelal Mziu: Kolektorit të Kamzës do i vë emrin e Edi Ramës

12:04, 06/12/2017
A+ Aa A-

Emërtimet e rrugëve në qytetin e Kamzës padyshim që janë ndër më të veçantat në Shqipëri, të gjithë e kemi pyetur veten se me çfarë qëllimi janë vendosur.  I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, kryetari i Bashkisë Kamëz zoti Xhelal Mziu, ka zbardhur dritë mbi këtë histori.

Kryebashkiaku u shpreh në Kolaudim se qyteti i Kamzës deri në vitin 2009 ka qenë një qytet pa adresa.  Që pas këtij viti sipas kryebashkiakut qyteti i Kamzës ka qenë qyteti i parë në Shqipëri që e ka bërë sistemin e adresave  në mënyrë elektronike me emra rrugësh dhe me kodifikim.

 “Në këto 500 apo 600 emra rrugësh që kemi përdorur, kemi nxjerrë një lajmërim që duam të vendosim emrat e rrugëve, pra i morëm mendimin qytetarëve. Të gjithë ata që kishin lidhje, si për shembull kryepleqtë e fshatit apo punonjësit e Bashkisë filluan të më sillnin emrat e gjyshërve  apo të të parëve të fshatit. Në këto kushte  unë gjeta një zgjidhje tjetër”, u shpreh zoti Mziu.

Sipas kryebashkiakut, janë përdorur emrat e Komunave duke filluar që nga Shkodra, Tropoja e deri në Sarandë 200 emra komunash, 65 emrat e qyteteve të Shqipërisë, emrat e rretheve, emrin e Nicolas Sarkozy, Toni Bler, Silvio Berlusconit etj.

Ndërsa për rrugën me emrin e  presidentit të SHBA-ve Donald Trump, kryebashkiaku u shpreh se banorët të cilët banojnë në atë rrugë duhet të ndihen të privilegjuar, sepse sipas Mziut presidenti Trump është një person që do i japë një tjetër impuls jo vetëm Amerikës, por edhe gjithë botës.

Përveç të gjithave kryebashkiaku i Kamzës e konsideron edhe si pjesë marketingu në të mirë të qytetit emërtimin e këtyre rrugëve. Ai u shpreh se në një komunikim zyrtare me Sarkozy-n, ai ishte shprehur se ndihej shumë mirë. “Do të jem avokati i shtetit tuaj”, ishte shprehur Sarkozy sipas kryebashkiakut të qytetit të Kamzës.

Mesa duket së shpejti do kemi edhe një emër të ri, ai i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës. Këtë e ka  bërë të ditur vetë kryebashkiaku i cili na tregoi për premtimin që i kishte bërë Rama gjatë vizitës që kishte bërë para disa ditësh. “Madje më bëri edhe një premtim  që do t’i bëjë të dy kolektorët po tu vendos emrin e Ramës”, u shpreh kryebashkiaku i Kamzës. /Intv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edlir Rameta06/12/2017 14:06

Ti je kryetar sic te quajti dhe gjati dhe je vet zot vet shkop,por me teper anon nga shkopi ti see dikur I ke Rene daulles dhe te ka ngelur vec shkopi nga ajo kohe,prandaj mund tia vendosesh emrin kolektorit Edver Rama ,por kujdes se do te merzitet shume presidenti I USA D.Trapi see sic e dime nuk e pelqen shume Edverin .

Shto koment

Denonco