FOTO/ Shqipëria nën ujë, Rama uron ‘ditë të mbarë’ me ca punëtorë bashkie, qytetarët e masakrojnë

FOTO/ Shqipëria nën ujë, Rama uron ‘ditë të mbarë’ me ca punëtorë bashkie, qytetarët e masakrojnë

10:29, 01/12/2017
A+ Aa A-

Pa përgjegjshmëria e kryeministrit të vendit, nuk njeh kufij. Edhe pse sot në mëngjes bilanci i përmbytjeve vetëm pas një dite shi është katastrofik, ai merr guximin dhe u uron shqiptarëve mirëmëngjesi me disa pamje-fasadë nga nata e djeshme, që nuk pasqyrojnë aspak realitetin e asaj që po ndodh në Shqipëri.

Ndërsa aeroporti i Rinasit që prej orës 21.00 u bë jo funksional, dhjetëra familje e kaluan natën jashtë, ku shtëpi, qindra hektarë tokë e shumë  biznese e kanë gjetur veten nën ujë, kryeministri poston foto nga pastrimi i gjetheve në rrugët e Tiranës.

“Me këto pamje të aksionit të të gjithë strukturave të shtetit për të normalizuar situatën e shkaktuar nga reshjet dhe gjendur pranë njerëzve të prekur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Edi Rama.

Por cinizmi dhe papërgjegjshmëria e të parit të vendit, ka revoltuar shumë komentues.

Orgest Sotiri i shkruan me ironi: Në qoftë se realiteti në Shqipëri do të ishte si në fotot tuaja. Atëherë filmat amerikanë, nuk do të kishin më vlerë…

Kurse Azmi Çulla është edhe më i revoltuar; “Po aty ato pamje ke, po Shqipëria është nën ujë mor i mjerë,po ku do t`ja dish ti dhe Mirela Kumbaro, që e ka mendjen të zbardh dhëmbët vetëm.

Kurse një komentues tjetër e pyet kryeministrin: Do të mbajë njeri përgjegjësi për mbylljen e kanaleve kullues në autostradën Tiranë-Durrës, apo jo?! Në pritje……

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    KORABI01/12/2017 12:10

    Ky talle buthen me ket popull.Fshati digjet ram kurva krihet

    Salvo01/12/2017 11:58

    Ne rrjet e masakrojne, ne zgjedhje e votojne. Ta mbajne e ta gezojne.

    Nebil01/12/2017 11:01

    Faleminderit LSI dhe PD qe sollen perseri ne pushtet kete PUSHT!

    Shto koment

    Denonco