Trafiku i drogës/ Kokëdhima: Ja si ndahen pozicionet mes Ramës, Tahirit dhe drejtorëve të policisë...

Trafiku i drogës/ Kokëdhima: Ja si ndahen pozicionet mes Ramës, Tahirit dhe drejtorëve të policisë...

23:13, 24/11/2017
A+ Aa A-

Koço Kokëdhima, kryetar i Zgjidhjes, përmes një deklarate për mediat, e ka cilësuar si qesharak, të turpshëm dhe të neveritshëm  urdhërin e Edi Ramës ndaj ministrit të Brendshëm për të denoncuar në prokurori ata që dekonspiruan aksionin e Policisë së Shtetit për arrestimin e tre ish-funksionarëve të saj.

“Edi Rama nuk mund të arrestojë ndonjë prej pjesëtarëve të kartelit të drogës, me të cilët ai vetë kanabizoi vendin në vitin 2016. Ai ishte arkitekti dhe presidenti i kësaj sipërmarrjeje që kriminalizoi tërë strukturat e shtetit dhe gjithë shoqërinë. Tahiri ishte CEO. Drejtorët dhe shefat e policisë së Shtetit ishin bordi drejtues i kartelit të drogës. Vetëm policët e thjeshtë që u bënë kositës dhe hamenj të trafikantëve të kanabisit nuk kishin lidhje direkte me qeverinë.

Tre policët që thuhet se tani ia kanë mbathur, janë vetëm një pjesë e vogël e kësaj piramide qeveritare të mafies së kanabisit, një hallkë e atij zinxhiri të gjatë komandues që urdhërohej nga selia e qeverisë.

Luftën kundër kriminelëve të drogës nuk mund ta bëjë qeveria e drogës dhe arrestimin e drejtorëve të policisë nuk mund ta bëjë policia e drogës. Qeveria e Ramës është ujku i vërtetë i drogës! Ja pse mëlçitë janë në qafë të ujkut”, thuhet në deklaratë.

Në vijim theksohet se Rama nuk do të çojë përpara drejtësisë as Tahirin dhe asnjë nga drejtorët e policisë që morën 30 përqindëshin e drogës në para të thata ose në natyrë.

“Të gjithë ata funksionarë të lartë policie që janë në listat e bashkëpunimit me krimin e organizuar do ikin, asnjë prej tyre nuk do të arestohet dot”, thekson Zgjidhja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sonja24/11/2017 23:43

Koco Ata nuk do te ikin, por atyre ju jane siguruar pashaportat vendi, shtepit, gjitheshka eshte e mireorganizuar. Nese kapet ndonjeri prej tyre, keputet hallaka e zinxhirit dhe te gjithe shkojne ne ferr, duke marre me vete arkitektin Rama

Shto koment

Denonco