Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Kryemadhi: Ja ku ndodhen ish-shefat e policisë të shpallur në kërkim

Kryemadhi: Ja ku ndodhen ish-shefat e policisë të shpallur në kërkim

21:36, 24/11/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Studio e Hapur” nga Eni Valisi në televizionin News 24, deklaroi se zyrtarët e policisë që janë larguar nga Shqipëria janë shumë afër, sipas saj kjo gjë dihet nga të gjithë.

Cili është roli i opozitës?

Kërkohet një opozitë e fortë , pasi nëse është një opozitë të dobët qeveria e ka më të lehtë për të kapur institucionet e shtetit. Ne kemi filluar të rakordohemi, pasi dhe situ\ata është e vështirë.

Dekonspirimi i aksionit, a ka një autor?

Po të bëjmë një kthim mbrapa në kohë, çfarë ndodh e argumentin që ndodhi me imunitetin e Tahiri. Gjithë ajo zvarritje gjithë ajo paradë, ishte një fitim kohe që ju bë jo vetëm zotit Tahiri, por ju bë të penduarit apo të implikuarëve.

Keni informacione për personat që janë në kërkim?

Dekonspirimi fillon që në momentin që nuk ju dha e drejta e prokurorisë. Më pas është mënyra se se si është proceduar. Kjo tregon se personat që janë të përfshirë janë ndihmuar nga policia, duke pastruar territorin. Normal që kush ka qenë drejto i policisë. Unë mendoj se ata janë larguar që në momentin që filloi diskutimi për Tahirin në Parlament. Personat janë njoftuar për tu larguar. Problemi është se sa policia do të jetë e aftë për ti lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar. Unë kam përshtypjen se janë rreth Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dr.25/11/2017 08:24

flet....... kapeni........ku ka ze seshte pa gje .duhet vetingu i par te i pari ...Mjer ky popull na mbyti katundaret

Sonja24/11/2017 22:54

E dashur Monika, loja vazhdon, ju jeni pjes e lojes, mjer ky popull ku ska ku te besoj e te mbeshtetet. E harruat kanabizimin, e harruat ngjarjen e elbasanit, e harruat ngjarjen me te fort dhe te patolerueshme, Tahirin, dhe tani po merreni me policet qe po fshihen ose me sakte, qe jane te sistemuar nga Rama. ju i dini te gjitha, por po vazhdoni marveshjen Rama-Meta dhe Rama-Basha.

Shto koment

Denonco