Kryemadhi: Nuk kam besim as tek Rama as tek Çako, por tek ...

Kryemadhi: Nuk kam besim as tek Rama as tek Çako, por tek ...

21:33, 24/11/2017
A+ Aa A-

zhvillimeve të ditëve të fundit, kur Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-arreste për disa ish-zyrtarë të lartë të policisë. Në emisionin “Studio e Hapur, Kryemadhi do flasë për dekonspirimin e urdhrave të policisë ndaj ish-zyrtarëve, të cilët dyshohet se janë të implikuar në trafikun e drogës së bandës së Habilajve.

Kryemadhi tha se zhvillimet e ditëve të fundit në vend, krijojnë një situatë të vështirë për qytetarët shqiptarë. Ajo tha se vendi ka nevojë për një opozitë të fortë.

“Për shqiptarët kjo është një situatë e vështirë, do të thoja një fatkeqësi e madhe. Qytetarët dua bukë, shkolla, siguri, të ardhura, dhe nuk i intereson kjo situata politike. Roli i opozitës është i rëndësishëm në këtë fazë. Sa më e fortë të jetë opozita, aq më i vështirë është që krimi i organizuar të kapë institucionet e shtetit. Besoj se tashmë kemi filluar të rakordohemi. Kjo e vështirë, pasi edhe vetë situata që ka jeta politike shqiptare, përmban shumë faktorë”, u shpreh Kryemadhi.

Skandalet për qëllime politike?

Kryemadhi: Opozita ka fjalën dhe aksionin politik. Rasti I zotit Tahiri shfaqi hapur vullnetin politik që do të kishte mazhoranca për të bërë drejtësi dhe për ta vendosur para drejtësisë një person nën hetim, por nuk ndodhi kështu. Jemi sot prap në kushte kur kemi tre ish drejtora policie të arratisur të mos arrestuar, pasi policia nuk zbatoi urdhërin, këtu nuk është faji i opozitës. Nëse kthehemi pas në kohë, opozita e denoncnte prej kohësh Tahirit, dhe kur erdhi tek komisioni i verifikimit të mandatateve dhe imunitetit ishte thjesht fitim kohe për të kapur dëshmitarët dhe për të prishur provat jo vetëm për ish-ministrin e Punëve të Brendshm, që mos te binte në duart e drejtësisë. Dekonspirimi fillon që kur u refuzua kërkesa për arrestimin e tahirit. E dyta, është mënyra se si politikisht u ndalua cënimi i Tahirit. Pra qeveria po mbron trafikantët, pasi dihet mirë që nuk ishte Tahiri që transportonte drogën, por ishte policia që i krijoi kushte trafikantëve për të kryer këtë bizens të pisët. Që në momentin nisi diskutimi për Tahirin në kuvend,  të implikuarit janë larguar. Problemi është sa ka funskionuar bashkëpunimi polici prokurori.

Beson tek vettingu në Polici?

Kryemadhi: Besojë tek Z. Xhafa. Besojë tek vullneti i tij për të realizuar shumë projekte pozitive, por është Rama që nuk e lejon, pasi për sa kohë të jetë Çkao në krye të policisë nuk do ketë vetting në polici, pasi Çako është i kapur nga Rama dhe ky i fundit peng i krimit.

Zgjedhja e Kryeprokrurit?

Kryemadhi: Lidhur me emrin e kryeprokurorit do ketë të pakënaqur, kjo është mëse normale. Por ne prandaj bëmë dhe reformën në drejtësi dhe në këtë moment duhet të ndërhynte reforma në drejtësi, por kuptohet që reforma drejtësi, siç doli tashmë u bë që drejtësia të kapej nga njëra dorë në tjetrën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që duhet ta zgjedhë nuk propozon kandidat dhe kjo është arësyeja që nuk po krijohet kjo KLP-ja dhe e dini kush fshihet pas? Është fondacioni Soros, si shoqëri civile, që nuk propozon emra… Këtu kemi mbetur. Është e thjeshtë llogaria…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco