Dekonspirimi i operacionit për arrestimin e ish-shefave të policisë/ Kryemadhi: Pasi doli çështja Tahiri, u larguan të gjithë ...

Dekonspirimi i operacionit për arrestimin e ish-shefave të policisë/ Kryemadhi: Pasi doli çështja Tahiri, u larguan të gjithë ...

21:27, 24/11/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar sot dekonspirimin që ju bë operacionit për arrestimin e ish-shefave të policisë, të akuzuar për trafik droge.

Ajo theksoi se të gjithë këta persona në kërkim, janë larguar nga Shqipëria në momentin që u bë publike çështja Tahiri.

“Mendoj se që në momentin që filloi të diskutohej çështja “Tahiri” në parlament, janë larguar të gjithë. Tashmë shtrohet pyetja sa ka qenë e implikuar policia, që i ka lejuar këta ish-zyrtarë të largohen nga vendi. Varet tani si do jetë bashkëpunimi i policisë me Prokurorinë. Nëse do lëshohen urdhër-arreste ndërkombëtare, do të arrestohen në vendet ku kanë shkuar. Se këta e dinë ku kanë shkuar, ku janë. Se besoj se këtu rrotull janë, te këto vendet afër nesh”, u shpreh Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco