Akti terrorist/ Berisha: E premte e zezë për Egjiptin

Akti terrorist/ Berisha: E premte e zezë për Egjiptin

20:17, 24/11/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dënuar ashpër sulmin terrorist të ndodhur sot në një xhami në Egjipt, ku mbetën të vrarë 235 besimtarë dhe 109 të tjerë u plagosë.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-kryeministri ju ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave si dhe ju uron shërim të shpejt të plagosurve.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Një akt terrorist barbar! E premte e zezë për Egjiptin!

Të dashur miq, 235 besimtarë që po faleshin në një xhami në veri të Sinait u vranë dhe 109 të tjerë u plagosen nga një grup terroristësh. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë barbari primitive, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, autoritetëve egjiptiane dhe urojmë të plagosurve shërim të shpejtë dhe të plote! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco