Basha hedh poshtë çdo mundësi për shkarkimin e Zgurit: Ndryshe, mazhoranca do ta marrë përgjigjen

Basha hedh poshtë çdo mundësi për shkarkimin e Zgurit: Ndryshe, mazhoranca do ta marrë përgjigjen

13:21, 24/11/2017
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha hodhi poshtë çdo mundësi për shkarkimin e Kryetarit të KQZ-së Klement Zguri nga mazhoranca. Pyetjes nga media nëse e cenon reformën zgjedhore, shkarkimi i Kryetarit të KQZ-së, Basha iu përgjigj:

"Nuk ka asnjë mundësi kushtetuese që Kryetari i KQZ-së të shkarkohet nga kjo mazhorancë. Çdo hap i tillë do të përbënte një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe do të marrë përgjigjen e merituar."

I pyetur se cila do të jetë kjo përgjigje, Basha u përgjigj: "Që do ta vëreni!"

Po ashtu, ai theksoi qendrimin e palëkundur edhe për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm: "Qëndrimi ynë është i prerë për Prokurorin e Përgjithshëm, është i qartë: Nuk mund ta miratojë Edi Rama, Saimir Tahiri, Qazim Sejdini, Vangjush Dako. Nuk do të pranojmë kurrë ta emërojnë subjektet e hetimit."  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco