Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kryemadhi: Rama e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë, në dijeni të çdo lëvizjeje të tyre

Kryemadhi: Rama e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë, në dijeni të çdo lëvizjeje të tyre

11:52, 24/11/2017
A+ Aa A-

"Askush më mirë se Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë. Ai me mikun e tij dhe bashkëpunëtorin e tij Saimir Tahiri janë në dijeni të çdo lëvizjeje të tyre dhe në dispozicion të fshehjes së tyre. Kjo për faktin e thjeshtë se nëse dikush nga ata flet, nxjerr emrin e Edi Ramës."

Kjo ishte dekalrata dhe akuza e fortë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, sot, nga selia e kësaj partie.

"Tre urdhërarrestet më të fundit për tre drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë faktet më të fundit alarmante që tregojnë se rendi nuk ekziston më, - tha kryemadhi. -Përfshirja në trafikun e lëndëve narkotike të kupolës së Policisë së Shtetit vërteton edhe njëherë akuzat tona dhe një pjese të medias se narkoshteti nuk e ka ndaluar aktivitetin e tij.Përkundrazi, me fshehjen që po i bën tre të akuzuarve të drejtësisë, po tregon se vijon të jetë pjesë e bandiditzmit të Habilajve dhe tregon edhe njëherë pse nuk janë ndaluar nga Policia, dy vëllezërit Habilaj që janë në kërkim. Askush më mirë se Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë. Ai me mikun e tij dhe bashkëpunëtorin e tij Saimir Tahiri janë në dijeni të çdo lëvizjeje të tyre dhe në dispozicion të fshehjes së tyre. Kjo për faktine  thjeshtë se në dikush nga ata flet. Flet për çorbën që zien në kazanin e krimit që do të nxjerrë në krye emrin e Edi Ramës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco