Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

'Jam përgjuar nga EULEX?!' Reagon Vangjush Dako: Ja si është e vërteta

'Jam përgjuar nga EULEX?!' Reagon Vangjush Dako: Ja si është e vërteta

10:47, 24/11/2017
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i  Durrësit, Vangjush Dako ka deklaruar sot se përgjimet për të cilat akuzohet nga opozita janë vetëm thashetheme dhe se emri i tij nuk është i përfshirë në asgjë.

Gjatë aksionit të nisur për pastrimin e qyteteve, nga Ura e Dajlanit, Dako tha: "Nuk ka asnjë gjë të vërtetë nga çfarë thuhet për mua. Opozita kërkon të baltosë punën tonë dhe do të pengojë objektivat tona. Une e kam thënë edhe në reagimin tim në Facebook se nuk me trembin këto thashetheme. Dua t'u shërbej me devotshmëri atyre që kanë besuar tek mua”­.

Më 20 nëntor, kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një konference shtypi deklaroi se Kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon,  e kanë kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet më të rrezikshme të Durrësit duke u kërkuar të blejnë vota. 

"Vangjush Dako është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit, ku i kërkon të vjedhin dhe të blejnë votat për zgjedhjet e 25 qershorit 2017, - tha Basha. - Shërbimet inteligjente, duke përfshirë ato të vendeve partnere, e kanë kapur gafil, Vangjush Dakon, duke bërë pazare në telefon.

Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qytetarëve, Dako ju premton kriminelëve tendera. Janë miliona euro që Vangjush Dako iu ka premtuar kriminelëve vetëm që ata të siguronin vota dhe pushtet për Partinë Socialiste.  Këtë fakt e di Gjushi po dhe mentori i tij Edi Rama. Ndaj ata ndërhynë fuqishëm për të larguar prokurorin që po merrej me këtë aferë kriminelë. Kjo është një ga çështjet ku mund të gjendet edhe arsyeja e dorëheqjes së papritur të shefit të Shërbimit Inteligjent Shqiptar.

Me presion kriminal ai ka larguar prokurorin Anton Martinin nga hetimi i çështjes, i cili është “graduar” drejtues në Prokurorinë e Shkodrës. Prokurori që po heton vjedhjen spektakolare të votave në Durrës gradohet me ngritje në Shkodër, me shpresën e vetme të Edi Ramës për të shpëtuar Gjushin nga prangat.   Sot, i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm që t’u thotë qytetarëve nëse lëvizja e prokurorit Anton martini është bërë apo jo nën presionin kriminal të Edi Ramës. Gjithashtu kërkoj nga Prokurori i Përgjithshëm që të japë të gjithë mbështetjen e nevojshme  për hetimin e kësaj çështjeje skandaloze nga prokurorët e Krimeve të Rënda".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Salvo24/11/2017 12:04

Ka nje element qe i ka shpetuar medias. Ne reagimet e Dakos ndeshim te njejtat stilema qe jane edhe tek reagimet e Ervin Roshit. Kjo nuk tregon thjesht te njejten mendje autoriale, ne mos dore, por edhe te njejtin fund.

t24/11/2017 11:26

prokurorit te pergj.as qe i behet vone,se nuk e dii ku do perfundoje per vete,vec nqs ka bere edhe ai ndonje mareveshje tip visho ajazi

Shto koment

Denonco