Rama i rikthehet tepsisë, mesazhi për Bashën dhe paralajmërimi për…

Rama i rikthehet tepsisë, mesazhi për Bashën dhe paralajmërimi për…

23:15, 23/11/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka sjellë sërisht në vëmendje shprehjen e tepsisë, që e përdori përgjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit. “Tepsia, është pastrimi i një sistemi që e ktheu pushtetin në një tepsi. Eshtë pastrimi nga ata parazitë që keqtrajtojnë qytetarët, tha Rama, megjithëse ai ishte pjesë e kësaj tepsie.  

Në studion e Oraneës, gjithashtu Rama ka pasur një mesazh në drejtim të kreut demokrat, Lulzim Basha, përsa i takon marrëveshjes së 17 majit. “E kam thënë dhe e përsëris, Lulzim Basha e ka çuar marrëveshjen në buzë të varrit. Ajo që unë kam thënë dhe e rithem është të mos e varrosë por ta ringjallë në funksion të një lufte politike që i shërben vendit dhe jo të një lufte që ka gjithë energjinë tek burimi i tharë i pushtetit dhe vjen nga etja për pushtet”, theksoi Rama.

Ndërkohë, kryeministri ka zbuluar shifrën tronditëse të evazionit fiskal në vend dhe te skemave mashtruese, por pa deklaruar emrat e kompanive që kanë bërë evazion.

“40 subjekte, që akuzohen për disa vepra që nga skenat mashtruese, evazion etj, në shumën që kalon 4 miliard te reja, janë çuar për ndjekje penale në dy muajt e fundit.

Gjithë turfullima e kazanit që ne luftojme të varfërit, të pamundurit, është false. Kemi kërkuar që edhe për këto çështje të asistohemi nga FBI, për të na ndihmuar për të rritur hetimin tatimor”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco