Për gazetën e Ramës nuk ka drogë/ Urrejtja ndaj Berishës apo shërbimi ndaj kartelit të drogës?

Për gazetën e Ramës nuk ka drogë/ Urrejtja ndaj Berishës apo shërbimi ndaj kartelit të drogës?

22:58, 23/11/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi sot përmes qytetarit dixhital një avion që fluturonte mbi kuçovë, shoqëruar me dixhiturën “sot narko flota ka nisur fluturimet me kaçatorët e saj, herët në orën 06:00”.

Berisha ka denoncuar shpesh fluturime të tilla, madje ishte i pari që denoncoi trafikun e drogës përmes avionëve, por në atë kohë nga Kryeministri Rama dhe ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, u tha se avionët që fluturonin spërkasnin zonat kundër mushkonjave.

Ndërkohë sot, në vend të mushkonjave, alibia për avionët janë dhelprat.

Media e Ramës shkruan se dy avionët që kanë operuar në zonën e Kuçovës janë përdorur për hedhjen nga ajri të vaksinës kundër tërbimit të dhelprave.

 “Lidhur me dy foto të cilat janë publikuar në faqen e Facebook të Z.Sali Berisha ju bëjmë me dije se:

Dy avionët të cilët kanë operuar sot në zonën e Kuçovës nga ora 06:00 deri në orën 18:00 janë në zbatim të programit “Paza 5″, nga Ministria e Buqësisë për hedhjen nga ajri të vaksinës kundër tërbimit të dhelprave dhe kafshëve të tjera të egra.

Drejtoria e Policisë Berat është njoftuar nga Drejtoria e Buqësisë dhe Bashkia Berat për zbatimin e këtij projekti”, shkruan kjo media.

Rreth 3 vjet më parë, ish-kryeministri denonconte trafikun e drogës me avionë, që arrinin të uleshin edhe në zona rurale. Koha tregoi se denoncimet jo vetëm qëndronin, por të paktën në dy raste, në Divjakë dhe në Ishëm, dy avionë të tillë mbetën të bllokuar.

Mosveprimi në atë kohë i institucioneve ndaj denoncimeve të bëra mund të thuhet se i shërbeu vetëm grupeve kriminale që merreshin me veprimtari të tilla. Atëherë deklarohej se avionët spërkasnin nga ajri mushkonjat, sot po përdoren dhelprat!

Ndoshta duhet të pritet disa kohë për t’u parë se çfarë ndodh me avionët që fluturojnë…

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

A24/11/2017 11:52

ne qe lexojme syri.net me se shumti jemi opozite. kete nuk e ve ne dyshim. puna eshte te mos merreni me portalet e tjera. jo pak kohe me pare lexova qe do hidheshin vaksina kunder terbimit te kafsheve te egra, nder to dhelpra. shkrimi gjithashtu thoshte qe vaksinat nuk duhet ngacmuar nga njerezit sepse jane per kafshet. dhe kur ky projekt po zbatohet atehere pse duhet te themi qe eshte avion droge apo te merremi me te tjeret ? mund ta na shpjegoni pak ju lutem, ose te pakten bashkangjitni linkun e shkrimit per vaksinimin e kafsheve te egra kunder terbimit. Ju faleminderit.

Shto koment

Denonco