Shkarkimi i Çakos/ Rama: Nëse në Itali do ngriheshin dënime mbi përgjimet …

Shkarkimi i Çakos/ Rama: Nëse në Itali do ngriheshin dënime mbi përgjimet …

22:05, 23/11/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama i është shmangur një pyetjeje të drejtpërdrejtë nëse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka ose jo përgjegjësi në lidhje me situatën e kanabizimit dhe lidhjeve të drejtuesve të policisë me trafikantët e drogës.

Rama tha në studion e Oraneës se rezultatet e arritura nga policia nuk zhbëhen.  

“Me siguri ju e keni dëgjuar policinë e Neë Yorkut, një nga policitë më të kuotuara. Me një cikël 10-vjeçarë, policia e Neë yorkut  bëri një lavazh të thellë të brendshëm ndaj korpusit të së keqes që e kishte brenda vetes nga individ të inkriminuar dhe kjo ndodh në të gjitha policitë e Botës. 
Policia më e pakorruptuar e Europës është Policia Finlandeze. Para disa muajsh u arrestua Drejtori i Policisë Finlandeze, i njohur si mjeshtër i shumë sukseseve pasi u zbulua lidhja e tij me elementë të botës së nëndheshme.

Unë di që ish ministri i brendshëm është në hetim. Ka një hetim në Shqipëri, jo në Itali. Për sa kohë që hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat dhe gjykimi nuk ka dhënë këtë rezultat, unë i kam besuar Tahirit dhe vijoj ti besoj deri kur të dali me fakte dhe nëse do ketë gjykim për Tahirin”, tha Rama.

Në vijim ai shtoi se nëse në Itali do të ngriheshin akuza dhe dënime vetëm mbi bazën e përgjimeve, atëherë atje s’do të kishte Parlament fare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco