Edi Rama në ‘Ora News”/ Të hetohet edhe Fatmir Xhafa me prokurorët

Edi Rama në ‘Ora News”/ Të hetohet edhe Fatmir Xhafa me prokurorët

21:17, 23/11/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka habitur mbrëmjen e sotme. Duke folur në studion e Artur Zhejit, ai është shprehur se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të bëjë një kallëxim penal ndaj të gjithë njerëzve që kanë pasur dijeni për fletë-arrestet ndaj 3 ish-zyrtarëve të Policisë që janë shpallur në kërkim për dosjen 'Habilaj'.

Rama u shpreh në studion e emisionit '360 Gradë', se Fatmir Xhafa do të shkojë nesër në prokurori dhe do të bëjë një kallëxim penal ndaj të gjithë personave që kanë pasur dijeni për arrestimin e 3-ish zyrtarëve.

Sipas Ramës, kohët e fundit ka pasur shumë dekonspirime, e për këtë arsye do të bëhet një hetim i plotë. Ai tha se nuk do të ketë kallëxim penal ndaj medias dhe opozitës, por zyrtarëve që kanë dijeni për çështjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Yp xhixhi23/11/2017 22:00

Ha Ha Ha.Na dhiu gazit

Shto koment

Denonco