Ish-deputeti demokrat Kastriot Islami, ka deklaruar nga studio e lajmeve të Syri.net, se rrëzimi i qeverisë Rama është shumë i afërt.
IU pyetur nga moderatori Alen Xhelili rreth kësaj çështjeje, Islami ka treguar edhe skenarët se si mund të ndodhë kjo.
‘Mendoj se është e sigurtë që Rama nuk ka shanse për një mandat të tretë. Por mund që Rama të mos e mbyllë dot as mandatin e dytë, duke parë dinamikën e ngjarjeve si Tahiri, Dako, korrupsioni. Kjo mund të çojë që në pranverën e vitit të ardhshëm të kemi dy skenarë: ose një qeverisje të kësaj mazhorance me një kryeministër tjetër, ose një qeveri të përbashkët që e çon vendin në zgjedhje të parakohshme.
Kjo është një mazhorancë e dalë nga votat e blera dhe nga kërcënimi I votuesve. Kjo është një mazhorancë që nuk e ka sasinë e votave për të zgjedhur qeverinë e saj’, u shpreh Islami.
© SYRI.net
Përse në pranverë? Apo se tani bën ftohtë dhe s'ka si zjarri? Deri në pranverë është ftohur hekuri dhe nuk rrihet më. Apo edhe ky skenar bën pjesë në marrëveshjen famëkeqe Rama - Basha?