Andis Harasani, Ramës/ Hiq dorë nga Milva Gjylameti

Andis Harasani, Ramës/ Hiq dorë nga Milva Gjylameti

12:03, 23/11/2017
A+ Aa A-

Ish-deputeti socialist, Andis Harasani ka reaguar ditën e sotme në lidhje me projektin 1 miliardësh të propozuar nga Edi Rama, si partneritet publik-privat për investime.

Harasani jep disa këshilla për kryeministrin Edi Rama dhe i kërkon që të mos nxjerrë njerëz për të mbrojtur koncesionet e dhëna.

Ja çfarë shkruan Andis Harasani:

Nëse e keni seriozisht këtë projektin një miliardë e nuk doni për vete, për miqtë a qoftë dhe ata 4 emra që përdore që i mban me afër se ministrat, atëherë ndërto një fond investimi dhe lërja një të huaji (qoftë grup, kompani a qofte dhe individ).

Ndërtoji dhe një bord monitorimi e kompliance me njerëz nga opozita e pozita. Ky fond të analizojë dhe projektet, dhe të vendosë përparësitë, të negociojë me bankat, të pergatisë tenderat, të caktojë fituesit, dhe ti monitorojë deri në fund projektet.

Dhe atëherë s’do ketë nevojë as të nxjerrësh injorantë që ta mbrojnë e as te bëhet llafollogji.

Ke një mik që e qan këtë pune. Quhet George Soros. Sigurisht që s’do merret ai por mund të gjejë njeriun profesional për ta manaxhuar këtë fond.

Çdo fitim i fondit le të përdoret për pensione, arsimim ose prioritete te tjera.

Gjithnjë nëse do ta bësh si duhet. Nëse s’do vazhdo me checkup e nxirr Milva Gjylametin ta mbrojë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

O Tosi24/11/2017 19:20

O tosi na u ftof kosi...

Fuga24/11/2017 13:59

O Tosi po a e di ti qe Andi ne Amerike rri me shefat e Lulale- se???

Genci24/11/2017 10:53

O skutha Mavi. Nuk jetoni dot pa Udheheqes Legjendar, Udheheqes te Pagabueshem. E hani propoganden sikur ta keni Buke. Shkoni Lepijuni Udheheqesit te ndritur, Kryeminister.

perla23/11/2017 13:49

Po si e ke te sakte kete. Me vinte turp kur i degjoja ata te dyja ne nje panel per ekonomin qe sbenin gje tjeter vec shfletonin ca letra qe kishin mare me vete dhe ato sdinin ti lexonin. Respekte Z.Harasani ky vend ka nevoj njerwz te till.

Tosi23/11/2017 13:38

Do ta lej ty qe te thuash se i fitova ne kazinone e Singaporit apo Hong Kongut. Mos harro qe ke dosje ketu dhe Lu do ta filloj me ty

I deleguari23/11/2017 13:21

O Andi, me apo pa s, Ti qe na ben vjersha nga mergimi, me vjen mire qe pervec KESH, marrke vesh edhe per shume të tjera. Kot I bije legenit nqse s'ke marre vesh se nuk ke c'pret nga nje I luajtur mendesh qe mjekohet me kokaine!

Tosi23/11/2017 12:42

Do ta lej ty qe te thuash se i fitova ne kazinone e Singaporit apo Hong Kongut. Mos harro qe ke dosje ketu dhe Lu do ta filloj me ty

Shto koment

Denonco