Dosja Tahiri/ Urdhër arrestet ndaj 3 zyrtarëve, ja reagimi i këshilltarit të Bashës…

Dosja Tahiri/ Urdhër arrestet ndaj 3 zyrtarëve, ja reagimi i këshilltarit të Bashës…

23:01, 22/11/2017
A+ Aa A-

Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi 3 urdhër arreste ndaj zyrtarëve të policisë në kuadër të hetimeve që po kryhen për trafikun e drogës. Asnjë nga urdhër arrestet nuk u arrit të ekzekutohej, pasi personat që duhej të viheshin në pranga nuk u gjetën nga oficerët e SHCCBA-së.

Emrat e shpallur në kërkim tashmë, janë denoncuar prej gati dy vjetësh nga PD. Duket se për këtë situatë ka reaguar edhe këshilltari i Lulzim Bashës, kreut të PD-së, Edi Lesi.

Me një foto të publikuar në rrjetin social ‘facebook’ ai ka ironizuar ish drejtorët për të cilët është lëshuar urdhër arresti por ka thumbuar edhe drejtorët e tjerë të cilët ndodhen në foto.

 “Kush është pa urdhër arresti për lidhje me drogën në këtë tavolinë, të gjuajë gurin e parë”, shkruan Lesi.

Në foto ndodhen të gjithë drejtorët në një drekë të thirrur nga Saimir Tahiri pas shkarkimit të tij nga posti i ministrit të Brendshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco