Përgjimet ndaj Dakos/ Alibeaj: Prokuroria nuk është spikatur për…

Përgjimet ndaj Dakos/ Alibeaj: Prokuroria nuk është spikatur për…

22:28, 22/11/2017
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është përgjuar duke ofruar tendera publikë me grupet kriminale për të bashkëpunuar në fitoren e zgjedhjeve.

“Ka një dosje prokuroria sipas të cilës rezulton jo thjesht kryebashkiaku i Durrësit, por një nga koordinatorët politik pra lideri politik i asaj krahine elektorale rezulton se është kapur në përgjime me grupe kriminale me qëllimin e vetëm që këto para publike duke u dhënë këtyre grupeve kriminale të angazhohen në procesin elektoral, të bëjnë votat me paret publike për Dakon dhe mbi Dakon”, tha Alibeaj, i ftuar në Oraneës.

Sipas tij, kjo veprimtari kriminale e strukturave të larta ka qenë e zhytur në këto veprimtari kohë më parë.

“Prokuroria nuk është spikatur për zhdërvjelltësi në të tilla problematika”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco