VIDEO/ Monika Kryemadhi: Rama pronë e drogës,  të shkulim narko-qeverinë që ble diplomatët…

VIDEO/ Monika Kryemadhi: Rama pronë e drogës, të shkulim narko-qeverinë që ble diplomatët…

19:19, 22/11/2017
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, akuzoi kryeministrin Edi Rama se me paratë e drogës mund të blejë ndërkombëtarë, diplomatë, makina, vota dhe zgjedhje, por kurrë nuk do të blejë shpirtin e shqiptarëve. 

Në konventën e LGI-së, Kryemadhi deklaroi se Edi Rama për të shpëtuar karrigen e tij të kryeministrit është i gatshëm që edhe diplomatët ti kthejë në narko-diplomatë. “Sot shqiptarët marrin 1 euro në ditë për familje ose 300 lekë të vjetra në ditë për ushqim. Sot në Shqipëri Tvsh e ushqimeve të shportës është 20 %, ndërkohë që në Itali apo Francë është 4 % dhe ky është një fakt. Sot në Shqipëri mbi 70- mijë të rinj dhe të reja janë kthyer në përdorues të drogës dhe ky është një fakt”, tha Kryemadhi.

Në vijim ajo akuzoi Kryeministrin Rama se është pronë e drogës, oligarkëve, makth i pushtetit të tij, pronë e së keqes.

“Edi Rama nuk mund ti heqë të drejtën shqiptarëve që të jetojnë në këtë vend. Nëse ai i do shqiptarët dhe Shqipërinë atëherë të largohet dhe ti lërë të qetë ata”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së shtoi se sot ne nuk mund të themi dje apo nesër, pasi çdo ditë është ditë e shqiptarëve, ndaj çdo ditë do të punojmë për shqiptarët.

“Do lemë mënjanë ndasitë, të harrojmë përkatësitë politike dhe partiake, të ngrenë lart revoltën ndaj një qeverie që po shkatërron familjet shqiptare. Të shkulim nga rrënjët narko-qeverinë e Edi Ramës.

Familja dhe fëmijët tanë janë pasuria më e madhe, kjo është sfida e të gjithë shqiptarëve. Do ta fitojmë këtë betejë të gjithë së bashku”, tha Kryemadhi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sonja22/11/2017 20:41

Z. Monika Ne dim te gjitha dhe nuk kemi nevoj te na i thoni ju. E rendesishme edhte se cfare do beni ju. Ajo qe ne po kuptojme edhte qe ai ka blere jo vetem nderkombetaret, por dhe opoziten ( perfshir LSI) dhe presidentin...

Shto koment

Denonco