VIDEO/ Shpërthimi në Ballsh: Katastrofa që shkakton uzina e mafias Sula - Rama

VIDEO/ Shpërthimi në Ballsh: Katastrofa që shkakton uzina e mafias Sula - Rama

13:26, 22/11/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur sot për shpërthimin që ndodhi në Rafinerinë e Ballshit mëngjesin e sotshëm me pasojë plagosjen e një punëtori. "Rafineria e Besos së Partisë dhe Olsit" shprehet Berisha me ironi ose ndryshe "uzina e mafias Sula - Rama",  tek evidenton mungesën e kushteve të sigurisë në punë si dhe katastrofën mjedisore që shkakton ajo.

"Qytetari dixhital denoncon, - shkruan ish-kryeministri, - një shpërthim në Rafinerinë e Besos së Partisë dhe Olsit në Ballsh; plagosjen e rëndë të një punëtori nga shpërthimi i përsëritur herë pas here dhe që një vit më parë i mori jetën një punëtori; mungesën e kushteve të sigurisë në punë për punëtorët, por edhe banorët e zonës; katastrofën mjedisore që shkakton uzina e mafies Sula - Rama si dhe shkarkimet e gazrave pa asnjë kontroll në ajër, gjithashtu dhe hedhjen e mbetjeve toksike në Gjanicë .Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital," nënvizon Berisha.

“Pershendetje doktor .jam nje qytetar mallakastriot.

Sot ne oret e para te mengjesit ne rafinerine e ballshit ka ndodhur nje shperthim i fuqishem me pasoje demtimin e nje punonjesi dhe ndotje mjedisore qe ne cdo vend te zhvilluar do te rezultonte me pezullimin e menjehershem te punes ne kushte mizerabel si dhe marrjen e masave per evakuim te pakten te banoreve qe jetojne disa dhjetra metra afer si dhe nje shkolle qe ndodhet disa qindra metra larg.

Ky eshte rast i perseritur pasi disa muaj me pare nje punonjes humbi jeten nga nje shperthim i ngjashem.

Pa permendur ajrin qe thithim cdo dite dhe shkarkimet qe kryen cdo dite ne lumin Gjanica.

Te pakten qe mund te bejne administratoret eshte qe here pas here te bejne rimont sic behej dikur per te shmangur rrjedhjet dhe te vendosin filtra qe te minimizohet ndotja . E duam jeten tone dhe te femijeve tane ndaj denoncoj. Respekte .”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco