Monika Kryemadhi: Jam e lumtur që nuk jam në koalicion me PS-në. Ja si largohet kjo e keqe

Monika Kryemadhi: Jam e lumtur që nuk jam në koalicion me PS-në. Ja si largohet kjo e keqe

18:20, 21/11/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha sot në studion e lajmeve të Syri.net, se është e lumtur që nuk është më pjesë e koalicionit me Partinë Socialiste.

Alen Xhelili: Ju kanë kapur skandalet e qeverisë të papërgatitur si opozitë?

Kryemadhi: Ne si LSI nuk jemi të papërgatitur për këtë gjë, duke pasur parasysh që kjo ka qenë edhe një nga arsyet që LSI ka refuzuar koalicionin që herë pas herë, z.Rama I bënte asaj përpara zgjedhjeve të 25 qershorit. 

Alen Xhelili: Edhe përpara zgjedhjeve?

Kryemadhi: Sigurisht. Po të mbani mend, edhe qëndrimi që mbante LSI për të detyruar Partinë Socialiste që të mos hynte në zgjedhje pa opozitën. Ka qenë dhe kjo le të themi një refuzim, duke pasur parasysh që ofertat e PS për koalicion bashkë me PS-në kanë qenë që në periudhën nëntor-dhjetor të vitit të kaluar.

Alen Xhelili: Nuk jeni bërë pishman që e keni refuzuar koalicionin me PS-në?

Kryemadhi: Unë personalisht jo, madje jam e lumtur, sepse kjo i jep dinjitet dhe integritet Lëvizjes Socialiste për Integrim, sepse sot, mos u çudit, për shkak të një koalicioni dhe një fjale të dhënë, LSI mund të ishte edhe në llogore duke mbrojtur Edi Ramën, i cili është shkaktari i gjithë kësaj situate të mbrapsht që është krijuar në Shqipëri. Ajo çka dua të them, nuk është problemi këtu për të ruajtur apo për të mbrojtur figurën e LSI-së. Problemi është që qoftë LSI, qoftë PD, qoftë të gjitha forcat e tjera opozitare të cilat janë pjesë e Frontit kundër Krimit të Organizuar në Shqipëri, kundër qeverisë së NarkoShtetit, mendoj që është mision kombëtar për të përmbysur këtë realitet të dhimbshëm, të cilët shqiptarët me këtë qeveri tashmë u ka ngelur të kenë mik tersin dhe varfërinë, dhe të kenë armik zhvillimin, prosperitetin dhe begatinë. Është domosdoshmëri largimi i së keqes nga ky vend. Është shumë e domosdoshme, duke patur parasysh që ne sot nuk u ofrojmë asgjë shqiptarëve.

Alen Xhelili: Si largohet kjo e keqe? Unë ju pyeta pak më herët në lidhje me reagimin disi të vakët të opozitës, dhe ju thatë që ne si LSI jemi gati. Nënkuptoni që pjesa tjetër e opozitës, që është partia kryesore, PD nuk është gati?

Kryemadhi: Ne jemi rakorduar me Partinë Demokratike përsa I përket veprimtarisë sonë opozitare, në parlament, përgatitjes së amendamenteve ligjore, përgatitjes së projektligjeve të ndryshme, diskutimeve, sjelljeve tona në parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco