Kryemadhi në SYRI.net: Ja pse situata e sotme është njësoj si 1997. Opozita duhet ...

Kryemadhi në SYRI.net: Ja pse situata e sotme është njësoj si 1997. Opozita duhet ...

18:11, 21/11/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, deklaroi në edicionin e lajmeve të Syri.net, se situata në Sqhipëri sot është e njëjtë me atë të vitit të mbrapshtë 1997-të.

E pyetur nga moderatori Alen Xhelili rreth situatës në vend, Kryemadhi tha se aktualisht shqiptarët janë duke vuajtur për bukën  e gojës, situatë në të cilën ishin dhe në vitin 97-të, pasi humbën kursimet e tyre.

Alen Xhelili: Ju po lajmëroni më këtë që qeveria është një të njëjtën situatë siç ishte para vitit të mbrapsht ‘97

Kryemadhi: Absolutisht në atë situatë është, vetëm gjërat mund të jenë në ngjyra të ndryshme, pra mund të jetë një realitet i njëjtë për atë çka ndodh përsa i përket varfërisë së shqiptarëve. Në qoftë se në ’96-’97 shqiptarët humbën kursimet e tyre, tashmë po humbasin  shpresën, sepse kursime s’kanë më. Sepse gjatë gjithë kësaj kohë varfëria është instaluar dhe po rikthehet në një institucion zyrtar në Shqipëri, por tashmë në qoftë se në ’97 shqiptarët humbën kursimet, këtu shqiptarët po humbasin shpresën.

Alen Xhelili: Shpresën e ngjall opozita Znj. Kryemadhi..

Kryemadhi: Sigurisht që edhe opozita do ta bëjë këtë gjë por mos harrojmë që është një opozitë e cila vjen menjëherë mbas një tronditje shumë të madhe siç ndodhi me zgjedhjet e 25 qershorit. Është një opozitë e cila është shpirtërisht e përgatitur për ta bërë opozitën, por nga ana organizative do t’i duhet kohë. Mos harrojmë që nuk ka bërë vaki asnjëherë që në 6 javët e para të qeverisjes së re të kemi një situatë të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni21/11/2017 19:22

ne 97 kunder Partise Demokratike, me sebepin e drjte te Fajdeve , u ngriten rrethet qe ne vitin 1912 paten "vullnetaret e Enverit"....dikush I nxiti e I pagonte, dhe ato vazhduan me komitetet dhe bandat. Sot shqiptaret duhet te ngrihen kunder vjedhjes nga qeveritaret (te çdo ngjyre- te djeshem dhe te sotme), pa I paguar e nxitur kush, sepse ata qe paguan ne 97.. jane sot te paguar nga bandat e te korruptuarve me kollare. Po nuk u ngriten faji I mbetet opozites qqe nuk besohet ose vete shqiptareve qe durrojne e presin radhen per......

Shto koment

Denonco