Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Monika Kryemadhi në SYRI.net: Edi Rama është i rënë politikisht e moralisht, por ...

Monika Kryemadhi në SYRI.net: Edi Rama është i rënë politikisht e moralisht, por ...

18:08, 21/11/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ishte e ftuara e radhës në edicionin e lajmeve të Syri.net, të moderuar nga Alen Xhelili.

Gjatë intervistës Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama deformoi votën e 25 qershorit, duke përdorur para vote për blerjen e saj.

Ndërsa shtoi se kryeministri është një vegël sot që përdoret nga krimi dhe kriminelët.

Alen Xhelili: Në fillim të mandatit të parë qeverisës Znj. Kryemadhi, demokratët pretenduan se qeveria në atë kohë po ushtronte dhunë, ndërsa Rama iu përgjigj që s'keni parë gjë akoma. Jua kthyet përgjigjen me katër vjet vonesë Kryeministrit duke i thënë se ai s’ka parë asgjë akoma. Konkretisht për çfarë e kishit fjalën?

Kryemadhi: Unë mendoj që Rama pas rezultatit të 25 Qershorit, ku deformoi totalisht votën e shqiptarëve, mendoj që e gjithë kusia, kazani, tepsia, timoni të gjitha i kishte vetë në dorë. Mendoj që do mund të bënte çfarë të donte dhe faktikisht drejt asaj rruge ishte. Ishte një strategji që e ndërtoi prej kohësh. Mendoi që të administronte totalisht një gjë të tillë. Në fakt ka ndodhur e kundërta, pavarsisht që ai mendon se është i forte, ai sot nuk është kryeministër i Shqipërisë. Është i rënë politikisht, moralisht por qëndron vetëm për shkak të institucioneve, por institucionet shtetërore institucione të cilat janë të paralizuara. Në mënyrë të tillë i bën të pamundur veprimtarinë e një shteti funksional dhe demokratik dhe kjo vjen për shkak të këtij sistemi që ai ka ndërtuar, duke menduar që do të kontrollonte çdo gjë. Faktikisht Rama nuk kontrollon asgjë, por Rama kontrollohet nga krimi i organizuar. Unë e kam thënë dhe e ripërsëris që është telekomanda, një instrument në dorën e krimit të organizuar, i cili përdor institucionet shqiptare për të arritur qëllimin e tyre. Dhe faktikisht, ajo që dua të them që ai nuk ka parë gjë akoma , është e vërtet që nuk ka parë gjë akoma, sepse për herë të parë në historinë e pluralizmit demokratik në Shqipëri, vetëm po të themi me zgjedhjet e ’96, do të kemi një situatë të tillë që shumë shpejt ndodhi,  por pas zgjedhjeve të ’96 ndodhën ngjarjet e ’97 të cilët sollën një situatë jo normale dhe shumë të dhimbshme për shqiptarët. Kemi po përsëri një situatë politike tashmë që menjëherë pas 6 javëve të sesionit të ri parlamentar dhe të legjislaturës së re parlamentare ne shikojmë që kemi një qeveri të destabilizuar, një parlament të destabilizuar, të izoluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco