Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Drejtorët e spitaleve, zbardhen emrat dhe lidhjet e tyre me PS-në dhe zv/ministrat e qeverisë

Drejtorët e spitaleve, zbardhen emrat dhe lidhjet e tyre me PS-në dhe zv/ministrat e qeverisë

14:41, 21/11/2017
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka zbardhur një farsë të madhe, siç e quan ai, të qeverisë e Kryeministrit në veçanti me emërimet e drejtuesve të rinj të spitaleve. Duke i marrë emër për emër, Spaho zbulon se ata "jopartiakë" që pretendoi Rama të sillte me konkurs, realisht janë të lidhur të gjithë me strukturat e Partisë Socialiste

Ja ç'shkruan Spahia:

Vazhdon farsa e madhe e Edvin Rames me shendetesine dhe shendetin e shqiptareve!

Ne fund te gushtit 2017 Rama ne nje show te paprecedent kerkoi doreheqjet e drejtoreve te spitaleve universitare dhe rajonale. Sipas tij faji per keqmenaxhimin e gjithckaje ne shendetsi ishte vetem i tyre. "Nuk mund te kete me emerime partiake. Neser ju duhet te jepni doreheqjen nje e nga nje. Ekipet e reja do te zgjidhen me konkurs publik" pati pafytyresine te deklaronte Kryeministri. E sot pas nje procesi aspak transparent u duk sa seriozisht i kishte keto deklarata.

Ja ekipi i zgjedhur " jopartiak" qe do te drejtoje spitalet e vendit

1. Eduard Bejko, ish-deputet i PS do të drejtoje spitalin e Beratit. 
2. Kryetari i keshillit bashkiak Durres, Alban Ramohitaj, do të drejtoje spitalin e Durresit. 
3. Eksponenti i PS ne Diber i akuzuar per blerje votash, Spartak Koltraka, do drejtoje spitalin atje. 
4. Kandidati i PS ne listen e Shkodres Vilson Masmalaj, emerohet drejtor i Spitalit Shkoder. 
5. Drejtori i Spitalit te Traumes, Arben Zenelaj, njihet per lidhjet e fuqishme me te majten, dhender i ish zv.ministrit te Mbrojtjes ne diktature Jace Lulaj.
6. Drejtoresha e re e maternitetit Eliona Demaliaj, e njohur per lidhjet me te majtet ne pushtet.

Qershia mbi torte Enkel Joti, i lidhur ngushtesisht me Ramen.

Perlat Kapisyzi, keshilltar i Partise Socialiste, minibashkia 2, viti 2004-2008, bashkeshorti i Zv.Ministres Mira Rakacolli.

Alban Ramohitaj, nip i Halim Ramohitaj, Zv.minister i Mbrojtjes ne diktature ne vitet '70.

Ismet Nika, tropojan, anetar i kryesise te PS, Kukes.

Ky eshte konkursi Rama nje megamashtrin."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Renci21/11/2017 17:50

Ke harru Elbasanin mor ta marrsha a po mos e ke pas shoqe klase drejtoreshen e elbasanit. Ke harru shpejt ca po thoshte dhe doktori para pak ditesh per te kur denoncoi se i merr ka 5 mij euro per nji ven pune. Sa per lidjje me ps ishte ne listen e ps per deputete ne zgjedhjet e 25 qershorit. Me hik nje 2 depitet nga lista e ps ja ban naften spitalit e te semurve e bash tvjen ne tavolin te kuvendit. Per konkursi spo di gja si ka dal por kshu duket shum e zgjut nfakt.

Shto koment

Denonco