LSI-ja ka zbuluar sot një "tërmet financiar" që i kanoset vendit: 2 miliardë euro që Shqipëria rrezikon t'i paguajë për shkak të kontratave të prishura.
Kreu i Grupit Parlamnetar, Petrit Vasili e ka zbuluar sot këtë fakt duke i bërë një apel të fortë, kreut të qeverisë:
"Kryeministër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër 97'. Shqiperia rrezikon te paguaje rreth 2 miliard euro per prishjen e disa kontratave.
Kjo shume parash eshte nje termet financiar per ekonomine e vendit dhe per cdo shqiptar. Eshte e barabarte me pasojat qe shqiptaret provuan deri ne palce me renien e piramidave financiare ne 1997.
Kryeministri fajtor hesht. Ky gjitholog i palodhur, qe flet per gjithçka dhe per asgje hesht. Ky pergjegjes per kete situate katastrofike hesht. Ky mosreagues per zgjidhjen e situates, megjithëse eshte paralajmeruar zyrtarisht hesht.
Apo mendon ky se sikurse me drogen, qe pasi ky permbyti vendin i futi nje leter europes dhe lau duart,po keshtu do te beje edhe me keto miliarda qe rrezikon te paguaje Shqiperia dhe shqiptaret e varfer.
Mjaft u trembe, vri friken kryeminister dhe fol per 2 miliardet, pastaj fol per brekushet yamamoto, pikturat, bienalet e artit dhe mijëra vanitetete te nje mendjehumburi."
© SYRI.net
Flisni e llomotitni z.Vasil. I harruat Habilajt, e harruat Tahirin, e harruat Soten, tani po beni nje lajm tjeter, keshtu qe me e leht per tu larguar nga problemet kryesore, ju vetem flisni dhe asgje te hajrit..keni mbetur tek llafet, pjes e lojes kuptohet..mjer ky popull....