Bode: Çështja Tahiri, PD nuk u ngrit në lartësinë e duhur. Në vijën e parë të frontit opozitar duhet...

Bode: Çështja Tahiri, PD nuk u ngrit në lartësinë e duhur. Në vijën e parë të frontit opozitar duhet...

21:24, 20/11/2017
A+ Aa A-

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode ka folur për çështjen Tahiri dhe për rolin që duhet të kishte opozita. Ai tha se opozita nuk ishte në lartësinë e duhur.

“Opozita nuk u ngrit në lartësinë e duhur në debatin “Tahiri”. Nëse mazhoranca u godit nga kjo, unë e ndiej se te opozita ka ende një mungesë besimi. Njerëzit shohin te mazhoranca rënien pas skandaleve, por nuk shoh që kjo të ketë shkaktuar rritje besimi te opozita.  Ka ende dyshime te PD. Njerëzit e shohin si një lojë politikën e PD.

Pas asaj që ndodhi pas 90 ditëve në me çadrën u duket se dhe kjo është një lojë. E shoh si pjesë e pazotësisë të opozitës për të bindur publikun.  PD nuk kishte arsye që pas 4 vitesh në opozitë të dilte më dobët. Kemi rënie nga zgjedhjet në zgjedhje. Besimi nuk fitohet nga monologët në parlament, por te përballja me qytetarët”, tha Bode për abcnews.

Në vijim ai shtoi se nuk është kundër qarkullimit të elitave, por ajo që ndodhi ishte e tepruar.  “Duhet besueshmëri edhe te figurat që futen në debat”, deklaron Bode.

Përsa i takon mënyrës se si Lëvizja Socialiste për Integrim po bën opozitë Bode tha se “LSI është një parti që ka më pak kredibilitet në frontin opozitar. Nuk i takon asaj të jetë në reshtin e parë të opozitës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco