Propozimi i deputetit të PD: Amnisti për punëtorët e kanabisit, ndëshkim bosëve dhe atyre që i lanë...

Propozimi i deputetit të PD: Amnisti për punëtorët e kanabisit, ndëshkim bosëve dhe atyre që i lanë...

16:18, 20/11/2017
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Tritan Shehu propozon një amnisti për të gjithë ata që i quan fshatarë që kanë punuar në tokat e mbjella me hashash, ndërsa kërkon dënimin e përgjegjësve dhe bosave të lëndës narkotike. Këtë propozim Shehu thotë se ia ka kërkuar votuesit shqiptarë.

"Njerëzit e shtetit,  të cilët pasi kanë marrë haraçin që i lanë të kultivojnë kanabisin tani i terrorizojnë dhe i mbajnë nën presion punëtorët duke i detyruar për gjërat nga më të ndryshmet me kërcënimin se i kanë dokumentat dhe do ti fusin në burg për ato që kanë bërë", thotë Shehu.

Deputeti i qarkut të Gjirokastrës thotë se ende nuk e ka të qartë se si mund të arrihet kjo, por këtë qëndrim e ka shprehur pas konsultimeve me elektoratin që sipas tij janë duke vuajtur

"Kjo është një çështje për tu diskutuar, unë dhashë një mendim. Është një çështje për ta parë edhe jursitët", u shpreh deputeti.

Tritan Shehu bëri të qartë se ky është qëndrimi i tij personal dhe këtë do ta konsultojë edhe me deputetët e tjerë të Partisë Demokratike. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco