Biznesi, akuza qeverisë. Dhoma Amerikane: Mashtroi për uljen e taksave

Biznesi, akuza qeverisë. Dhoma Amerikane: Mashtroi për uljen e taksave

16:03, 20/11/2017
A+ Aa A-

Dhoma Amerikane e Tregtisë akuzoi qeverinë se mashtroi me premtimet për uljen e taksave.

Drejtoresha e Komitetit të Taksave në Dhomën Amerikane, Alketa Uruçi deklaroi në Komisionin parlamentar të Ekonomisë se paketa e re fiskale nuk i përmbush premtimet e qeverisë.

"Me keqardhje vërejmë se premtimet publike për uljen e tatimit mbi të ardhurat dhe dividentit nuk janë reflektuar në paketën e re fiskale," deklaroi  Alketa Uruci, drejtoreshe Uruçi.

Para hartimit të paketës fiskale të vitit 2018, qeveria ishte zotuar edhe në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar se shkalla e lartë e Tatimit mbi të ardhurat personale do të ulet nga 23 për qind në 18 për qind, ndërsa dividenti do të ulet nga 15 për qind në 6 për qind.  Por asnjë nga këto taksa nuk u ul, pasi qeveria u tërhoq nga premtimet.

"Kam një lutje shumë të sinqertë për ju te nderuar deputetë të maxhorancë. Është një lutje që vjen nga të gjithë antarët tanë. Ju lutemi, mbani premtimin për uljen e tatimit mbi dividentin dhe tatimit mbi pagat," u shpreh Genti Daci, zëvendëspresident i Dhomës Amerikane.

Por asnjë nga këto ankesa të biznesit nuk u mor parasysh. Komisioni i Ekonomisë miratoi vetëm me votat e maxhorancës paketën e re fiskale, e cila jo vetëm që nuk ul asnjë taksë, por e rrit sërish barrën fiskale në ekonomi.  Opozita votoi kundër paketës, e cila sipas saj rëndon më tej ekonominë me taksa të larta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco