Pazaret e Dakos me kriminelët, Basha zbulon ç'fshihet pas largimit të prokurorit Martini dhe Visho Ajazit

Pazaret e Dakos me kriminelët, Basha zbulon ç'fshihet pas largimit të prokurorit Martini dhe Visho Ajazit

14:44, 20/11/2017
A+ Aa A-

Kryetari i PD Lulzim Basha teksa ka zbuluar sot se shërbimet partnere e kanë përgjuar dhe e kanë kapur kryebashkiakun e Durrësit duke bërë pazare me banda kriminale për blerje votash në zgjedhjet e fundit, ka hedhur dritë mbi përpjekjet e Kryeministrit Edi Rama për ta mbuluar aferën: Largimin nga çështja të prokurorit Anton Martini duke " e graduar" me ngritje në detyrë në Shkodër dhe ka hedhur dyshimin se edhe dorëheqja e papritur e kreut të SHISH, Visho Ajazit, ka lidhje pikërisht me këtë çështje.

Basha njoftoi se Kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon,  e kanë kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet më të rrezikshme të Durrësit duke u kërkuar të blejnë vota.

"Partia Demokratike e ka ngritur me forcë zërin se në këto zgjedhje Edi Rama ka angazhuar para dhe forcën e bandave kriminale, - tha Basha. - 

Sot do t’ju prezantoj një tjetër zhvillim skandaloz: Vangjush Dako ëhstë kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit, ku i kërkon të vjedhin dhe të blejnë votat për zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Shërbimet inteligjente, duke përfshirë ato të vendeve partnere, e kanë kapur gafil, Vangjush Dakon, duke bërë pazare në telefon.

Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qytetarëve, Dako ju premton kriminelëve tendera. Janë miliona euro që Vangjush Dako iu ka premtuar kriminelëve vetëm që ata të siguronin vota dhe pushtet për Partinë Socialiste. 

Këtë fakt e di Gjushi po dhe mentori i tij Edi Rama. Ndaj ata ndërhynë fuqishëm për të larguar prokurorin që po merrej me këtë aferë kriminelë.

Kjo është një ga çështjet ku mund të gjendet edhe arsyeja e dorëheqjes së papritur të shefit të Shërbimit Inteligjent Shqiptar.

Projekti i Edi Ramë për drejtësinë e kapur dhe të nënshtruar nuk po realizohet. Për këtë arsye EdiRama është hedhur në sulm për të shpëtuar Gjushin dhe gjushët e tjerë të partisë.

Me presion kriminal ai ka larguar prokurorin Anton Martinin nga hetimi i çështjes, i cili është “graduar” drejtues në Prokurorinë e Shkodrës. Prokurori që po heton vjedhjen spektakolare të votave në Durrës gradohet me ngritje në Shkodër, me shpresën e vetme të Edi Ramës për të shpëtuar Gjushin nga prangat.  

Sot, i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm që t’u thotë qytetarëve nëse lëvizja e prokurorit Anton martini është bërë apo jo nën presionin kriminal të Edi Ramës.

Gjithashtu kërkoj nga Prokurori i Përgjithshëm që të japë të gjithë mbështetjen e nevojshme  për hetimin e kësaj çështjeje skandaloze nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë që po hetojnë për vjedhjen e zgjedhjeve.

PD do të vazhdojë betejën për të çmontuar lidhjen kriminale më botën e krimit.

Të gjithë shqiptarët panë sesi Rama mbrojti beniaminin e tij. Tani Rama do të mbrojë Dakon nga prangat. Mbron Dakon sepse mbron veten e tij.

Këta janë marionetat e pushtetit të Edi Ramës. Atij po i afrohen prangat.

PD është e vendosur të japë mbështetjen që Dako të dalë para logjit

Këto fakte janë të dokumentuara që e lidhin Dakon me procesin mafioz të blerjes së votave

Ndaj drejtësia duhet të veprojë shpejt.

Peshqit e mëdhenj kanë rënë në rrjetë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

per tonin20/11/2017 17:45

ty te pelqeka pordha rames si duket..... robt po shajte

Toni20/11/2017 16:02

Pirdh lyli pirdh se gje tjeter sdi te besh

Shto koment

Denonco