Rama kërkon ndihmë nga 28 vende të BE-së që të luftojnë drogën shqiptare

Rama kërkon ndihmë nga 28 vende të BE-së që të luftojnë drogën shqiptare

14:19, 20/11/2017
A+ Aa A-

Që qeveria e Edi Ramës ka dështuar në luftimin e mbjelljes dhe trafikut të drogës, kjo është parë. Por nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një kryeministër i Shqipërisë tu bëjë një letër 28 drejtuesve të shteteve të BE-së e tu kërkonte që të luftonin drogën shqiptare.

Këtë e ka bërë Edi Rama dhe e ka treguar botërisht në një opinion për Financial Time.

“Të premten unë u dërgova një letër liderëve të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me baronët e drogës.

Ne e dimë se disa banojnë dhe lulëzojnë në vendin tuaj gjithashtu, duke përfituar nga drogat e paligjshme, trafikimi i njerëzve dhe aktivitete të tjera të paligjshme, thuhet në letrën time’, ka thënë Edi Rama për FT.

‘Ne duam ndihmën tuaj dhe ju ofrojmë tonën në këmbim, për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i vënë para drejtësisë. Unë shpresoj që qytetarët e të gjithë kombeve të BE-së do të nxisin qeveritë e tyre të veprojnë dhe qëndrojnë krah nesh. Kjo është një betejë për të gjithë ne, dhe një betejë që duhet të fitohet”, shkruan Rama në letrën që i është drejtuar 28 vendeve të BE-së.

Ramja nuk ndalet me kaq. Ai thotë se Shqipëria ka bërë shumë, por edhe liderët

“Shqipëria ka bërë shumë por liderët e rajonit duhet të veprojnë gjithashtu”, thotë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një opinion në ‘Financial Times’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aliu20/11/2017 16:36

Po ky do te na genjeje ne apo do te genjeje Politikanet e BE?

JURI20/11/2017 15:51

genjeshter jep dorheqje pasta te nderhyne abasadoret se droga eshte mbjell me mbrojtje nga laret

Lokomotiva20/11/2017 15:40

Rama nuk eshte i qete, atij po i rreshqet dheu nen kembe dhe kjo leter eshte prova, gjuha shkon aty ku dhemb dhembi

Yp xhixhi20/11/2017 15:26

Ky eshte bisnesmen,beri pare to shit mall,tani do bej pare per ta luftuar ate. Hallall

jo-genjeshtres20/11/2017 14:38

Dhe thone pastaj se nuk ka patur krisma! Bravo Edo, nje dite duhet ta pranoje qe kanabisi kishte pushtuar vendin, por tani duhet te luftosh ate qe mbrojti. Ne kete pike ke problemin me te madh, te besh kurban Tahirin apo autorin e "Kurban"-it!!!

Shto koment

Denonco