Basha: Lamtumirë Maestro Lalo! 'Tingujt e harresës' nuk do të luhen kurrë për ty!

Basha: Lamtumirë Maestro Lalo! 'Tingujt e harresës' nuk do të luhen kurrë për ty!

13:08, 20/11/2017
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara sot në RTSH për nder të kompozitorit të shquar Aleksandër Lalo, i cili ndërroi jetë dje. Pas homazheve, Basha u shpreh në rrjetet sociale:

Një lamtumirë e parakohshme për Mjeshtrin e tingujve Aleksander Lalo. 
Arti humbi kompozitorin që krijoi çdo tingull me dëshirë dhe pasion. 
Artistët humbën avokatin kurajoz të të drejtave të tyre. 
Ne humbëm mjeshtrin virtuoz me muzikën e të cilit u rritën dhe u dashuruan brezat për disa dekada. 
Lamtumirë Maestro! “Tingujt e harresës” nuk do të luhen kurrë për ty!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco