Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

PD: Rama të shpjegojë pse na përjashtoi nga Këshilli i Stabilizim-Asociimit

PD: Rama të shpjegojë pse na përjashtoi nga Këshilli i Stabilizim-Asociimit

11:47, 20/11/2017
A+ Aa A-

Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë paraqitur në mbledhjen e sotme të Komisionit të Integrimit kërkesën për shpjegime nga kryeministri Rama dhe ministri Bushati, sa i takon përjashtimi të opozitës nga mbledhjet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE. Në komunikimin e bërë në komision nga deputeti demokrat Genc Polli, theksohet se opozita duhet të jetë pjesë e proceseve integruese të vendit.

DEKLARATA E PLOTË

*Ne deputetët anëtarë të Komisionit për Integrimin Europian, duke qenë se integrimi i vendit në BE ka qenë e mbetet një objektiv për të cilin të tëra partitë parlamentare kanë deklaruar vazhdimisht përkrahjen e plotë të tyre;

– duke e konsideruar këtë fakt si shumë favorizues për procesin e integrimit në BE, gjë që e dallon pozitivisht Shqipërinë nga raste të tjera;

– duke theksuar se ky konsuensus politik lipset të artikulohet institucionalisht sa herë që është e mundur dhe e përshtatshme;

– duke vërejtur se që nga viti 201 opozita ka qenë institucionalsiht e pranishme në mbledhjet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkim Europian përmes ftesës konstante që qeveria i drejtonte kryetarit të Komisionit tonë për të marrë pjesë në delegacionin shqiptar (që nga viti 2005 ky post është mbajtur nga përfaqësues të opozitës parlamentare).

    – Duke vërejtur me shumë shqetësim se qeveria e ndërpreu këtë traditë politike pozitive duke mos e ftuar kryetarin e komisionit në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit të mbajtur më 15 nëntor 2017 në Bruksel kërkojmë shpjegime nga kryeministri Rama dhe ministri Bushati për arsyet e veprimit të tyre lidhur me sa më lart; dhe angazhohemi që përfshirja e opozitës në përfaqësimin e Shqipërisë para Bashkimit Europian të mos mbetet në diskrecion qeveritar, por të kthehet në detyrim ligjor./BW

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco