Meta, me muzikën e 'Dimrit të fundit', i jep lamtumirën kompozitorit të shquar Aleksandër Lalo

Meta, me muzikën e 'Dimrit të fundit', i jep lamtumirën kompozitorit të shquar Aleksandër Lalo

09:50, 20/11/2017
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka folur me nderim sot, për kompozitorin e shquar Aleksandër Lalo, i cili ndërrroi jetë.

Në një mesazh në Fb, nga Maqedonia ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Presidenti Meta ka shkruar:

"Të dashur miq! Ndarja nga jeta e kompozitorit tonë të shquar Aleksandër Lalo përbën një humbje për botën e muzikës dhe kulturës.
Por veprat e tij frymëzuese do mbeten përgjithmonë."

Dhe, për t'i dhënë lamtumirën e fundit, Meta ka publikuar një video nga filmi "Dimri i Fundit", kolonën zanore të të cilit e ka krijuar Mjeshtri i Madh Lalo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EC20/11/2017 10:19

Teksti i melodisë së filmit "Dimri i fundit", siç dëgjohet edhe në video, përmban fjalët: "Zemrat tona janë të ngrohjta, / na i ngroh Partia." Nuk do ta ketë dëgjuar shoku President këtë, se s'ka mundësi. Se jo për gjë, po ai dhe e shoqja tani ka ikur nga Partia që nga ngrohte (Partia e lavdishme Socialiste) dhe kanë bërë parti tjatër...

Shto koment

Denonco