'Më në fund, Qeveria e pranon dështimin me investimet e huaja'

'Më në fund, Qeveria e pranon dështimin me investimet e huaja'

12:01, 19/11/2017
A+ Aa A-

"Qeveria e pranon dështimin me investimet e huaja! Më në fund, ministri i Financave e pranon që investimet e huaja pas 2013 janë në pikën 0, - shprehet deputetja Jorida Tabaku. - Por, si të gjithë fajtorët e paturp, ua hedh fajin të tjerëve, për atë që ka vetëm një fajtor. Qeverinë dhe Kryeministrin!" shkruan deputetja në Fb.

"Fajin për dështimin me investimet e huaja e e kanë taksat e larta, - thuhet më tej, -  e kanë vendimet e qeverisë që promovojnë ulje taksash vetëm për një numër të limituar biznesesh të zgjedhura nga qeveria, e rritje taksash për të tjerët. Fajin e ka korrupsioni në sektorin fiskal. Fajin e kanë burimet e pandershme të financimit e paratë e drogës që financojnë ndërtimin dhe gjoja projekte 1 mld euro.

Opozita ka ngritur këtë shqetësim prej kohësh dhe qeveria e ka mohuar. Ju keni mbyllur veshët e keni kënduar të njëjtën muzikë të përparimit. Prandaj ka vetëm një fajtor për këtë dështim, qeveria dhe mënyra se si keni zgjedhur të qeverisni.

Taksat e ulëta, ndershmëria ndaj biznesit, angazhimi serioz për investime të huaja sollën si TAP edhe Starcraft që sot mbajnë në këmbë ekonominë. Për sa kohë te kemi ketë qeveri gjithnjë e më pak investitorë të tillë do të vijnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco