Ja cili ishte zyrtari që zbuloi skandalin e Spillesë, vjedhjen e tokave nga zyrtarët e shtetit

Ja cili ishte zyrtari që zbuloi skandalin e Spillesë, vjedhjen e tokave nga zyrtarët e shtetit

08:05, 19/11/2017
A+ Aa A-

Hetimi i prokurorisë së Kavajës që zbuloi 36 hektarë tokë shtetërore e cila është vjedhur nëpërmjet dokumentave falso nga zyrtarë dhe ish-funksionarë të Shtetit,është ndihmuar dhe nga një kallëzim i bërë nga Krytari i Këshillit Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi.

Dalipi zbuloi se në emër të tij ishin firmosur dhe vulosur dy dokumente dhe e kallëzoi rastin në Prokurori në nëntor 2016. Verifikimet dhe më pas ekspertiza e prokurorisë, zbuluan se vula dhe firma e përdorur ishin false, ndërkohë që nuk kishte ekzistuar asnjë korrespondencë e mëparshme mes ZVRPP-së së Kavajës dhe Këshillit të Qarkut në Tiranë për këtë çështje. ”Shqiptarja.com” zbardh sot të plotë kallëzimin që Dalipi ka depozituar fillimisht në prokurorinë e Tiranës dhe më pas ky kallëzim in është bashkuar hetimit që prokurorët e Kavajës kishin nisur për vjedhjen e tokës shtetërore në plazhin e Spillesë. Ndërkohë prokurorët paralajmërojnë se për këtë çështje në ditët në vijim do nisin një hetim për “Pastrim të produkteve të veprës penale”. Dalipi ka qënë zyrtari i vetëm që ka kallëzuar këtë skandal me trojet në Spille, skandal i cili pak ditë më parë u materializua nga policia dhe prokuroria e Kavajës me arrestimin e 11 personave, me të cilëve ish-zyrtarë dhe funksionarë të hipotekës, komunës Kryevidh dhe prefekturës Tiranë.

Kallëzimi i Aldrin Dalipit

Pranë institucionit të Këshillit të Qarkut Tiranë në datën 7 nëntor 2016 ka ardhur shkresa me nr. 7152 prot me lëndën “Kërkesë për konfirmim” nga zyra vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë në të cilën kërkohet konfirmimi i institucionit të Këshillit të Qarkut për ndryshimin të zërit kadastral tëg disa parcelave nga tokë “Pa frut”, “Pa frut Ranishte”, “Pyll-Kullotë” në tokë “Arë”Kjo kërkesë për konfirmim nga ZVRPP-ja Kavajë i referohej sipas tyre dy shkresave të mëparshme të dërguara nga institucioni ynë me nr. 1608 prot datë 26 korrik 2016 me numër protokolli 1754 të datës 14 shtator 2016.

Në këtë shkresë citohej se nga Këshilli i Qarkut Tiranë u janë drejtuar shkresat me nr. 1608 të datës 26 korrik 2016 dhe me nr.1754 të datës 14 shtator 2016 ku konfirmohet ndryshimi i zërit kadastral në parcelat e përmendura në shkresë si dhe kërkohej protësimi i praktikës me planvendosjen e parcelave me sipërfaqet përkatëse dhe pozicionimin e parcelave në hartat përkatëse. Institucioni sipas praktikës ligjore bëri verifikimet dhe kontrollet për shkresat në protokollin e institucionit të Këshillit të Qarkut nga ku rezultoi që këto shkresa nuk ekzistonin fare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco