Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tanja Fajon: Liderat e Rajonit të shohin drejt BE, paqja dhe stabiliteti duhen…

Tanja Fajon: Liderat e Rajonit të shohin drejt BE, paqja dhe stabiliteti duhen…

15:57, 18/11/2017
A+ Aa A-

Eurodeputetja Tanja Fajon I ka drejtuar një apel liderëve të Ballkanit Perëndimor që të shikojnë drejt BE-së, pasi e ardhmja e vendeve të tyre është Bashkimi Europian.

Fajon, anëtare e delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën, njëherësh edhe zëvendës anëtare e Këshillit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, tha për Anadolu Agency, se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, por edhe në tërë Evropën nuk duhet vënë në rrezik, duke shprehur optimizmin e saj se një gjë e tillë është e mundur. Ajo foli edhe për porositë e Brukselit se nuk do të ketë zgjerim të BE-së deri në vitin 2025, dhe nëse këto porosi dekurajojnë Ballkanin Perëndimor.

Njëra nga çështjet e hapura në rajon për të cilat foli eurodeputetja Fajon është edhe ajo Beograd – Prishtinë. Theksin e vendosi tek ulja e tensioneve mes dy shteteve dhe si të zgjidhet problemi në mënyrë që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë rrugëtimin drejt BE-së.

Përfaqësuesja në Parlamentin Evropian, për AA ka komentuar edhe zhvillimet në Maqedoni, me theks të veçantë tek zgjidhja e qeverisë së re, në kontekst nëse kjo ka ndikuar që vendi të lëvizë më shpejtë në drejtim të proceseve euro-atlantike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco