Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Postimi i kunatit të Tahirit për Toto Rinën, Manjani reagon me një uaua të stërgjatë: E paskan njohur për burrë shteti!

Postimi i kunatit të Tahirit për Toto Rinën, Manjani reagon me një uaua të stërgjatë: E paskan njohur për burrë shteti!

14:38, 18/11/2017
A+ Aa A-

Pas publikimit të statusit të Alban Berishës, kunatit të Saimir Tahirit, i cili i kishte bërë në faqen e tij në Facebook bosit famëkeq të mafias siciliane Toto Riina pas vdekjes, duke e cilësuar si një idhull të tij, ka  reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Ua ua ua uaaaaaa! Paskan patur idhull Toto Rinën! E paskan konsideruar “burrë shteti”!!!

Asnjë surprizë në fakt! Shteti i drogës ka të tjera ligje. “Burra shteti” quhen të gjithë ata që dhunojnë shtetin, kushtetutën dhe ligjet e tij!

Ndaj i shërbejnë me zell shtetit të drogës që vendosi Rilindja!

Nejse, ngushëllime të kenë për këtë “humbje” të madhe!

Pastë fund të shpejtë shteti i drogës!” shkruan Manjani.

Alban Berisha shkruan në një postim në faqen e tij në Facebook se përveçse  Toto Riina ka qenë idhulli i tij,  edhe se vitet që ka kaluar në Siçili kanë qenë një universitet për të.

“Sot vdiq Toto Rina , njeri i nderit ! Respekte per kete gjigand qe ka qene me teper se nje burre shteti ! Idhulli im , fale tije ndjehem thelle ne shpirte nje Korleonez ! Dy vjet ne Sicili per mua kane qene universitet , Universiteti i Nderit ! Toto Rina mesuesi i jetes time ! Zoti te bekofte atje larte ne qielle o Njeriu i Nderit!,”, shkruan kunati i Saimir Tahirit.

Pas bujës që bëri në media ky lajm, Berisha shkroi nga faqjanë Facebook e një mikut të tij, se i kanë vjedhur celularin bashkë me llogarinë e tij dhe po përpiqen ta diskreditojnë.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    loni18/11/2017 18:01

    uauauaua Ylli i veshur me tirqe!!!! O Yll, po mos u cudit mor burre! Ti ju bashkengjite Rilindjes gjithe qejf e fodollek! Por dole huq...Kjo eshte Rilindja juaj!

    Nebil18/11/2017 16:47

    Cfare ndryshimi ka Toto Riina nga Edi Rama apo Enver Hoxha? Po qe se s’ka dallime athere nga gjykimi im ai eshte nje burre shteti shqiptar.

    Shto koment

    Denonco