Denoncimi/ Kreu i PS emërohet drejtor edhe pse ngeli në provim, a do reagojë Nikolla

Denoncimi/ Kreu i PS emërohet drejtor edhe pse ngeli në provim, a do reagojë Nikolla

13:50, 18/11/2017
A+ Aa A-

Skandali për abuzimet me emërimin e mësuesve ka prekur edhe Zyrën Arsimore në Pogradec e drejtuar nga Ilir Torra.

Në media janë bërë publike disa denoncime të qytetarëve që i janë drejtuar faqes në Facebook “Reagoj Për Pogradecin” dhe mes tyre është një rast flagrant ku drejtor i shkollës së mesme në fshatin Rodokal është emëruar drejtor shkolle Besnik Xhyra , që është edhe kryetar i Partisë Socialiste në Proptisht.

Me firmën e kreut të Zyrës Arsimore Pogradec, Ilir Torra, është emëruar ky drejtor edhe pse në portalin “Mësues për Shqipërinë” rezulton të jetë ngelës me 34 pikë, pasi minimumi i notës kaluese është 35 pikë.

Një tjetër shkelje është emërimi i Besnik Xhyrës në postin e drejtorit pa patur asnjë eksperiencë në arsim siç e kërkon kriteri për vjetërsi minimale 3 vjet në arsim.

Nëse qeveria e ka seriozisht nismën me dënimin e ç'do shkelësi shtetëror, si në rastin e sotëm të drejtorit të Zyrës Arsimore në Malësinë e Madhe, atëherë duhet që qytetarët e Pogradecit duhet të mbeten me shpresë në marrjen e menjëhershme të masave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco