Takim Kryemadhi-Benjamin, Instituti Demokratik Amerikan vlerëson LSI për transparencën financiare

Takim Kryemadhi-Benjamin, Instituti Demokratik Amerikan vlerëson LSI për transparencën financiare

12:46, 17/11/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi priti në takim Zotin Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore dhe Lindore i Institutit Demokratik Amerikan (NDI). Fokusi i takimit ishte rikonfirmimi i bashkëpunimit mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe NDI, si dhe situata aktuale e demokracisë së Shqipërisë.

Kryemadhi shprehu vlerësimet ndaj NDI për asistencën e ofruar ndaj LSI-së në proceset e hartimit të politikave bashkëkohore, të trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve të forumit rinor LRI dhe të forumit të gruas LGI si dhe në veçanti për investimin e tyre për rritjen e transparencës financiare të partive politike në Shqipëri.

Kontributi i çmuar i NDI ndër vite, duke i ofruar një mentalitet perëndimor aktorëve të ndryshëm politik ka ndihmuar Shqipërinë të bëjë hapa para në rrugën e demokracisë, megjithëse ka ende shumë punë për tu bërë për forcimin e institucioneve dhe shtetit të së drejtës në vend. Kontributi i partnerëve është i çmuar, por detyra më e madhe i takon klasës politike të vendit pasi njerëzit presin më shume prej saj, është shprehur Znj. Kryemadhi.

Z. Benjamin vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me LSI, ku në veçanti përmendi shembullin e dhënë nga LSI për sa i përket standardeve perëndimore të transparencës financiare që ka adoptuar, si dhe rikonfirmoi angazhimin e Institutit për të vazhduar projektet e përbashkëta të bashkëpunimit.

Kryetarja e LSI ndau shqetësimet e saj për situatën aktuale të demokracisë në vend, të kriminalitetit e të qeverisë që nuk punon për njerëzit, ku theksoi rëndësinë për një model të ri në jetën politike të vendit, ku në qendër janë qytetarët e demokracia është funksionale.

Në lidhje me standardet demokratike, Z. Benjamin shprehu nevojën e forcimit të pavarësisë dhe të rritjes së transparencës së institucioneve shtetërore si një etapë e rëndësishme  për garantimin e të drejtave të qytetarëve dhe për eficencë në hapat që duhet të hidhen për zhvillimin e mëtejshëm të vendit drejt standardeve perëndimore.

    Në takim Kryetarja e LSI ishte e shoqëruar nga Nën Kryetarja e LSI Znj. KejdiMehmetaj, si dhe morën pjesë Drejtori i Programit të Partive Politike të NDI, Z. IvanDoherty si dhe Znj. Ana Kovaçeviç, Menaxhere Rezidente e Programit për Shqipërinë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco