KQZ rrëzon kërkesën e PS për Klement Zgurin, ja çfarë ndodhi me dosjen e Prokurorisë…

KQZ rrëzon kërkesën e PS për Klement Zgurin, ja çfarë ndodhi me dosjen e Prokurorisë…

19:10, 14/11/2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Klement Zgurit nga posti i kreut të këtij institucioni. Socialistët pretendojnë se Zguri ka fshehur informacionet mbi kryebashkiakun e Mallakastrës, Agron Kapllanaj, gjatë shqyrtimit të kërkesës për ndërprerjen e mandatit të tij për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Por referuar një tjetër dokumenti, rezulton se materialet në lidhje me çështjen në fjalë kanë mbërritur nga Prokuroria e Përgjithshme në KQZ në datën 16 tetor dhe pas protokollimit janë depozituar në zyrën e Sekretares së Kryetarit të KQZ.

I njëjti material në datën 17 tetor i është shpërndarë anëtarëve të KQZ-së, çka do të thotë se nuk ka pasur fshehja të dokumenteve nga ana e kreut të këtij institucioni, ashtu sikundër pretendohet në kërkesën e PS-së. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment