Vangjel Dule: Edi Rama duhet të sqarojë rolin që kishte në kanabizimin e Shqipërisë…

Vangjel Dule: Edi Rama duhet të sqarojë rolin që kishte në kanabizimin e Shqipërisë…

19:00, 14/11/2017
A+ Aa A-

Kanabisi po shkatërron çdo qelizë të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare. Kështu u shpreh kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule në një intervistë për Zërin e Amerikës. Dule komentoi takimin e mbajtur në Kretë mes ministrave të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, ndërsa uroi që të ketë zhvillime pozitive, pasi sipas tij gjatë qeverisjes së Ramës, janë bërë hapa mbrapa në lidhje me Greqinë.

“Jemi në një situtatë të rënduar politike. Vendin e ka kapur një tumor që kërkon operacion të thellë. Sot duhet më shumë se kurrë të pranohen përmasat e fenomenit të kanabisit. Duhet të gjenden përgjegjësit”, theksoi Dule. Sipas tij, në tryezën e kryeministrit Edi Rama ndodhen disa pyetje që presin përgjigje, por ai ende nuk i ka dhënë ato.

 “Duhet të themi si erdhëm deri në këto nivele. Në tavolinën e Ramës ka disa pyetje për këtë fenomen? Ai ishte tolerant a bashkëpunues Rama për këtë? Nuk kam dëgjuar qoftë edhe një fjalë nga Rama për narkotikët, drejtuar të rinjve. Ky fenomen monstruoz po shkatërron çdo qelizë të shoqërisë dhe ekonomisë,” u shpreh kreu i PBDNJ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco