‘Rama më ofroi postin e Janullatosit’-Iriqi bisedon me Visho Ajazi Lika

‘Rama më ofroi postin e Janullatosit’-Iriqi bisedon me Visho Ajazi Lika

18:31, 14/11/2017
A+ Aa A-

Iriqi: - Intrigë e bukur ikja dhe emërimi yt si ambasador. Mund të na e rrëfesh.

Visho: - Ikja ishte dëshirë e imja.

Iriqi: - Më duket se të hoqën.

Visho: - Ka një shprehje të hershme. Cari i Rusisë nuk e prekte dot një qime Tolstoin. Por Tolstoi po të donte e rrëzonte carin. Kupton tani.

Iriqi: - Po pse u shkule kur askush nuk do guxonte.

Visho: - Se do ketë kaq skandale e kaq rrëmujë në muajt që vijnë sa SHIK-i si përherë do e hajë i pari. Pra boll ndenja, mora cd-të me vete dhe shkoj në NATO, jam i mbrojtur nga koka te këmbët.

Iriqi: - Vetë e kërkove?

Visho: - Si fillim Rama më ofroi postin e Janullatosit. E heqim me këtë rast, më tha. Por unë jam mysliman, i thashë. Nuk ka problem. E ka thënë dhe Muchi që më parë kemi qenë të gjithë të krishterë. Emrin nga Visho Ajazi Lika ta bëjmë Vangjel Aleks Ligori. Ja kaq dhe nisi shërbesat në shqip.

Visho: - Jo, dua ambasador dhe në NATO,i thashë. Hezitoi pak...

Iriqi: - Pse?

Visho: - Nga që kam përgjime për MJAFT-in dhe del Xhaçka atje.

Iriqi: - Pra ministren e ke në dorë?

Visho: - Ministër jam vetë, por me zyrë në Bruksel. Xhaçka është vartëse.

Iriqi: - Pse të kanë kaq frikë?

Visho: - Se qeveria ka punuar pa frikë, fare, fare. Ka ndarë para sa ka plasur, ka vjedhur e shpërdoruar, ka skandale seksuale pa fund.

Iriqi: - Një shembull.

Visho: - Kam një komshiun tim që çuni i mbaroi Hawardin shkëlqyeshëm dhe nuk e fusnin në punë, donin ryshfet. Ta bëj unë drejtor qysh nesër, i thashë e në kompjuterin e ministrit çova një sekuencë kur ishte gjoja me shërbim në Romë me sekretaren. I vura shënimin që nesër ky emri të gdhihet drejtor.

Iriqi: - Dhe?

Visho: - Tani ai është fiks ku i thashë. Kështu futa dhjetëra agjentë të mi. Merrni dy rroga, u thashë. E pas çdo sinjali që çoja vinte emërimi.

Iriqi: - Po Ramën e ke përgjuar?

Visho: - Para politikës dhe tani.

Iriqi: - Para politikës?

Visho: - Po. Ju kujtohet që iu ça buza dhe u plagos në ballë. E rrahu një fqinj përballë te ish-kompleksi “Partizani.” Ky birbo, Rama d.m.th., delte në ballkon te shtëpia me qira, vishte një rrobdëshambër rozë dhe më pas ngrihej si karabina dhe hapte peshqirin e delte ishte nudo. U pataksën banorët, deri sa Xhevo, kështu quhej ai fqinji, e shqepi në dru.

Iriqi: - Po Ruçin e ke përgjuar?

Visho: - Po, por dështuam. Se nuk i kuptohej asnjë fjalë. E kemi çuar dhe në laboratorë specialë, por hiç, nuk e deshifrojnë.

Iriqi: - Nga media keni cd?

Visho: - Plot. Nuk e sheh që askush nuk shkruan e flet për mua. Ja, kemi pronarët e mediave. U jep dikush një thes me para për fake news dhe këta e rrahin aq keq atë që ka paratë sa beson se engjëjt janë bërë pronarë. Të gjakosur e marrin e fusin në makinë dhe pas ca metrash e flakin në tokë,por mungon qesja e parave.

Iriqi: - Po Tahirin ju e përgjuat?

Visho: - Tahiri u tahirëzua. Iu duk se shtetin ia kishte sjellë e ëma nga materniteti. Pati dhe mbështetjen e Ramës e tani është fshehur. Por ka kaq prova sa një pjesë mund t’ia përdorin pasi të dalë nga burgu i parë. Zinxhir do i shkojnë dënimet.

Iriqi: - Cila nga përgjimet ju ka tërhequr më shumë?

Visho: - Një e Taulantit. Pasi kryen akt seksual me një prostitutë i kërkon ky lekë asaj.

Iriqi: - Kur do ikësh në NATO?

Visho: - Sa më shpejt se po prishet moti në Shqipëri. Dhe ti, po ndaloi afër ferrës ndonjë autobus që shkon Greqi a Itali kacavirru e largohu.

Iriqi: - Se më kujtove Greqinë. Si doli marrëveshja e re e detit?

Visho: - Siç ishte. U largua vija jonë në Himarë që të notojmë sa më thellë ne e ua afrua në Sarandë që të shpojnë grekët sa më thellë për naftë. Pra në kilometra njësoj, por tamam si pantallonat. I quajtën të reja se u vunë dy copa sipër si xhepa. Tung, iriq e po të ngacmoi kush më bëj zë t’i nis urgjent në kompjuter virusin Visho. Tung, e nisu, po vjen shiu...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deleguari15/11/2017 00:04

O iriq,po si spjegohet qe te gjithe te zgjedhurit e se djathtes perfundojne si Presitopi Bamir Denti,qe Berisha e beri president me zorr?! Apo derisa po blihen nderkombetaret,pse te mos shiten shqipetaret!

Shto koment

Denonco