Spahiu i LSI akuza Ramës: Paratë e kanabisit po tenton t’i pastrojë përmes buxhetit. Ja skema…

Spahiu i LSI akuza Ramës: Paratë e kanabisit po tenton t’i pastrojë përmes buxhetit. Ja skema…

18:29, 14/11/2017
A+ Aa A-

Qeveria po tenton të pastrojë paratë e kanabisit përmes buxhetit të shtetit. Akuza u artikulua nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, sipas të cilit paratë e pista mund të injektohen në ekonomi përmes investimeve në rrugë, porte apo vepra të tjera.

“Fakti që ka pasur bum të hashashit, fakti që këto para ekzistojnë, mund të injektohen edhe në ekonomi. Unë këtë plan e shoh edhe si paqartësi të qeverisë. Erdhën pa asnjë program, është zgjidhje copy paste e disa ekspertëve të financave pa dhënë asnjë projeksion. Për derisa këto para ekzistojnë mund të injektohen”, tha Spahiu për Report tv.

Sipas tij, nëse këto para janë realizuar në këto tregti të zezë, ose injektohen ose mbahen cash, ose transferohen jashtë. “Investime në ndërtim, në rrugë, ose porte. Transferimi jashtë i këtyre parave është kthyer në stres mesa duket, mbajtja në shtëpi, rrezikon ti humbësh. Prandaj injektohen në ekonomi”, theksoi Spahiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco