Lideri i “Brexit” sapo plasi bombën/ Brukseli i varur nga Soros. Fondacioni i tij po shkatërron kombet…

Lideri i “Brexit” sapo plasi bombën/ Brukseli i varur nga Soros. Fondacioni i tij po shkatërron kombet…

17:25, 14/11/2017

Ish-lideri i Partisë për Pavarësinë e Britanisë së Madhe dhe lideri i Brexit, Nigel Farage, ka deklaruar se ndërsa Rusia është akuzuar për financimin e fushatës së ‘Largimit’ të Britanisë nga BE-ja, donacioni i fundit prej 18 miliardë dollarësh i George Soros për fondacionin pro-BE-së, ‘Shoqëria e Hapur’, ka shpëtuar pa u shqyrtuar.

“Pikërisht këtu qëndron marrëveshja e fshehtë e vërtetë në përmasa ndërkombëtare” tha Farage.

Duke folur në Parlamentin Europian në Strasburg të martën, Farage, u tha eurodeputetëve, se ai beson se kur bëhet fjalë për marrëveshjet ndërkombëtare të fshehta, ‘ne po shohim në vendin e gabuar’. Ai tha se ndikimi i Soros në Bruksel është ‘me të vërtetë i jashtëzakonshëm’ duke shtuar ‘kam frikë se mund të shohim nivelin më të lartë të marrëveshjes së fshehtë ndërkombëtare dhe politike në histori.’

Farage, kreu i Grupit të Europës për Liri dhe Demokraci të Drejtpërdrejtë, beson se Soros ka shpenzuar miliarda në BE për të minuar shtetin kombëtar.

“Kur flasim për para në parajsat fiskale, kur flasim për subversion politik, kur flasim për bashkëpunime të fshehta, pyes veten nëse po shikojmë në vendin e duhur. Dhe unë e them këtë për shkak se George Soros, kohët e fundit i dha ‘Shoqërisë së Hapur’, e cila sigurisht mbështet fushatat për lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe strukturat mbikombëtare si Bashkimi Evropian, 18 miliardë dollarë. Dhe ndikimi i tij këtu dhe në Bruksel është me të vërtetë i jashtëzakonshëm “.

Image

Farage tha se ‘Shoqëria e Hapur’ mburret se mbajti 42 takime në vitin 2016 me Komisionin Evropian dhe ka publikuar një libër të miqve ‘të besueshëm’ në Parlamentin Europian. ‘Ka 226 emra në listë’, tha ai.

Farage u tha eurodeputetëve se do t’u shkruante atyre emrave të përmendur, për të parë nëse ata kishin pranuar para ose ndihmë nga investitori miliarder dhe mbështetësi i fushatave liberale, Soros.

“Nëse do të kemi një debat dhe do të flasim për transparencën e plotë, politike dhe financiare, atëherë le ta bëjmë atë. Kështu që unë do t’u shkruaj sot ju të gjithëve, 226 emrave, duke ju pyetur për disa gjëra mjaft të drejta dhe të ndershme: A keni marrë ndonjëherë fonde direkt ose indirekt nga Shoqëria e Hapur? Në sa prej veprimtarive të saj keni marrë pjesë? A mund të na jepni një listë të të gjithë përfaqësuesve, përfshirë George Soros? “

Ai gjithashtu i ka kërkuar Parlamentit Evropian të ngrejë një komitet të posaçëm për të shqyrtuar çështjen në fjalë.

“E them këtë në një kohë kur përdorimi i parave dhe implikimet që mund të ketë pasur në rezultatin e Brexit ose zgjedhjen e Trump, ka kapur histerinë virtuale. Vetëm javën e kaluar, Komisioni Zgjedhor nisi një hetim për të parë nëse fushata e ‘Largimit’ u financua nga paratë e ardhura prej parajsave fiskale apo nga paratë ruse. Kjo erdhi si rezultat i pyetjeve të bëra në Dhomën e Përbashkët nga njëfare Ben Bradshaw, i cili është i lidhur me një organizatë të quajtur ‘Shoqëri e Hapur’.”

Në tetor, Soros transferoi pjesën më të madhe të pasurisë së tij tek Fondacioni Shoqëria e Hapur, konfirmoi ai. Duke shkruar në faqen e tij të internetit, financieri tha: “Suksesi im në tregjet financiare më ka dhënë një shkallë më të lartë pavarësie se shumica e njerëzve të tjerë. Kjo më lejon të qëndroj në çështje të diskutueshme: në fakt, më detyron mua ta bëj këtë, sepse të tjerët nuk munden”. /hashtag.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Yp xhixhi14/11/2017 23:12

60% e Amerikaneve nuk votojne dhe nuk duan tja dine KUSH eshte Soros Obama Ose te tjere.Por qe kur keta financieret u fuqizuan kaq shume,dihet si Por shkojne punet per Ameriken

Daj Jaku14/11/2017 21:54

Përbindësh. Me korrupsion të zyrtarëve t? lartë, hebreu Sorros po realizon teorinë e hebreut Karl Marks për internacionalizmin proletar dhe rënien e familjes, kombit, shtetit, traditës, kujtesës kulturore e traditave,. Ndryshimi është se sipas Marksit kryhet me revolucion nga poshtë, pasojat e dështimit ishin katastrofike, sipas Sorosit kryhet me korrupsion të "elitave" qeverisëse nga kupola e lartë financiare. Qëllimi është shumë i kuptuesh?m, sundimi i një bote të njësuar pa shtete e kombësi, pa tradita e histori, pa kujtesë e pa dallim seksi (këtu hyn droga e kanabisi), sundim që ushtrohet nga Familja Soros me kupolën financiare internacionale të cilës do i shërbejnë 3 miljard njerëz skllevër modernë. Mësim i Biblës, Kulla e Babelit, dështimi i sulltanit që desh të sundojë botën, dështimi i gjithë të çmëndurve në histori që kanë dashur të sundojnë botën, kjo sepse Zoti e ka krijuar të pasundueshme nga një kokë. Sepse e ka krijuar të ndryshme e të diferencuar, nga gjuhët, zakonet, kulturat, fetë e ndryshme, filozofitë e jetës, rracat, sekset, dëshirat, energjitë dhe sa më shumë të rreshtojmë aq më shumë dalin të tjera. Kromwell i preu kokën mbretit për shumë herë më pak se kaq korrupsion. Tradhëti ndaj atdheut. Sot korrupsioni i drejtuesve të qeverive duke shitur interesat e kombit për lekë, nuk konsiderohet si tradhëti ndaj kombit por si dipllomaci e nivelit të lartë. Nëpërmjet realizimit të qëllimeve të Sorosit bota po shtyhet drejt një katastrofe që po mbeti dikush gjallë do ndodhet në epokën e gurit. Na shpëto Zot nga ky përbindësh !

Edlir Rameta14/11/2017 18:16

NE shqipetaret jemi kapur pas Sorosit, por e kemi gabim pse?! Dhe mua sme pelqen G.Soros dhe Edvin Sorosi por Sorosi eshte American. Qe do te thote se ben politiken Americane se ne te kundert do e kishin cuar per lesh. Sorosi eshte ka qene sponsori I obames i klintove etj. Pra duam apo sduam ne na pelqen apo sna pelqen ne ky eshte sorosi kjo eshte politika americane. Sorosi ska investuare vetem per Ramen por dhe per Lulzim Bashen, dhe keta jane te kapur nga sorosi pra nga USA. Ne duhet te mesohemi me kete.

Shto koment