Rama jua bën fakt të kryer, por shikoni si belbëzojnë deputetët socialist, për Visho Ajazin ambasador

Rama jua bën fakt të kryer, por shikoni si belbëzojnë deputetët socialist, për Visho Ajazin ambasador

16:33, 14/11/2017
A+ Aa A-

Ish-kryetari i SHISH, Visho Ajazi u propozua papritur nga kryeministri Edi Rama për ambasador në NATO. Por figura e ish-kreut të SHISH, nuk ka qenë edhe aq e dashur për socialistët që në kohën që ai ka punuar pranë Bashkim Gazidede në vitet 1992-1997.

Deputetët socialist në mbledhjen e grupit parlamentar pasditen e së hënës, janë gjendur të befasuar kur kryeministria konfirmoi lajmin se kishte propozuar Visho Ajazin për ambasador në NATO. Ky vendim marë në formën e faktit të kryer nga Rama, i ka kapur të papërgatitur deputetët e PS-së, siç duket edhe nga prononcimet e disave prej tyre, të pyetur nga Report TV.

Xhemal Qefaliaj, i cili kur PS ishte në opozitë u angazhua në një hetim parlamentar, të zhurmshëm kundër Visho Ajazit, asokohe drejtor i SHISH, duket se është kryesori që  nuk e ka përtypur lehtë këtë vendim të shefit të tij.

“Mbetet për tu parë. Në fakt ka qenë surprizues propozimi i kryeministrit. Në fakt më ka habitur, mbetet për tu parë. Dua ta mendoj një çik më gjatë këtë pjesë”, ka belbëzuar Qefaliaj, përpara kamerave.

Të tjerët, duke shmangur komentet, bëjnë të paditurin për këtë propozim suprizues të kryeministrit.

“Nuk jam në dijeni të këtij propozimi”, thotë Bushati dhe largohet me shpejtësi.

Gjithashtu edhe Bledi Çuçi thotë se, “Nuk e di. Tashi po e dëgjoj. Ta mendojë njëherë se di. Se di a është e vërtetë njëherë pastaj”.

Kurse për kryetaren e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj, fati i mëtejshëm i Visho Ajazit pasi ka dorëzuar karrigen e parë të SHISH nuk ka asnjë rëndësi.

“Nuk ka lidhje fare me Komisionin e Sigurisë kjo çështje. Nuk ka lidhje. Lexoni ligjin ju lutem, nuk ka lidhje fare ky vlerësim nga ana e Komisionit të sigurisë”, tha Felaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco