Zbardhen arsyet, ja pse Top Channel vendosi të shkarkojë Sokol Ballën

Zbardhen arsyet, ja pse Top Channel vendosi të shkarkojë Sokol Ballën

16:24, 14/11/2017
A+ Aa A-

Konflikti mes Edi Ramës dhe Top Channel ka prodhuar efektin e parë, jo brenda qeverisë, por brenda televizionit. Burime për Syri.net bëjnë me dije se pronarja e Top Channel ka vendosur të shkarkojë nga detyra e drejtorit të informacionit Sokol Ballën.

Shkarkim nga posti i drejtorit, por jo largim total nga Top Channel. Thënë kjo, Sokol Balla raportohet se po përgatitet për puntatën e rradhës së të emisionit Top Story që është këtë të enjte.

Të njëjta burime i thanë SYRI.net se provizorisht në vend të Sokol Ballës është komanduar drejtori aktual i prodhimit, Endri Xhafo. Ky i fundit u largua dy muaj më parë ng ABCNews dhe shkoi në Top Channel me kërkesë të “mentorit” të tij personal Sokol Balla. Dhe sot, me shumë gjasë ka realizuar edhe ëndrrën e tij për ti zënë vendin “Kolit”.

Kjo sa i takon zhvillimeve që kanë përfshirë sot Top Channel. Por sa e vërtetë është lëvizja e Sokol Ballë nga pozicioni i drejtorit të informacionit. Kjo është hera e dytë që Balla largohet nga drejtimi i lajmeve të Top Channel.

Edhe në vitin 2008, bordi drejtues i televizionit kombëtar,  mori vendimin që ta largonte Ballën nga drejtimi i lajmeve pas acarimit të tejskajshëm të situatës mes Top-it dhe qeverisë së atëhershme. Me rikthimin në krye të menaxhimit të Top-it, të Vjollca Hoxhës vendimi i parë i saj ishte rikthimi në krye të drejtimit të lajmeve të Sokol Ballës deri ditën kur në Tiranë mbërriti eurokomisioneri Johanes Hahn.

Edi Rama bëri të pamenduarën.

Në një postim në Facebook ai sulmoi drejtpërdrejtë televizionin Top Channel për kronike më titull “Hahni dhe kazani? Edhe njëherë konflikti me Top-it dhe qeverisë kishte arritur kulmin dhe kësaj here jo administratat e mëparshme, por vetë presidentja Vjollca Hoxha u detyrua të ndërmarrë masa për të qetësuar situatën.

Prej gati një javë drejtuesit e Top Channel po zhvillojnë dy lloje negociatash, e para me Edi Ramën që të mos i heqë përfundimisht vizën, dhe e dyta atë për emrin e drejtorit të ri. Në dijeninë e SYRI.net, nuk do të jetë më as Endri Xhafo dhe as Sokol Balla. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rustemi14/11/2017 17:14

Sokol Balla u shkarkua ne 2009 per here te pare, pas zgjedhjeve te pergjithshme sepse ftoi ne Top Story Ben Blushin qe ne ate kohe sapo kishte krijuar LMN dhe fliste kundra Rames. Rama ja nxorri inatin Kolit dhe e shkarkoi nga lajmet e TCH. Mesa duket kjo eshte hera e dyte qe Koli e ha prej Rames.

Shto koment

Denonco