Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

FOTO/ Tenderi sekret për arkivën e MPJ, KLSH: U paracaktua fituesi duke shkelur ligjin

FOTO/ Tenderi sekret për arkivën e MPJ, KLSH: U paracaktua fituesi duke shkelur ligjin

15:41, 14/11/2017
A+ Aa A-

Një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur se Ministria e Punëve të Jashtme ka paracaktuar fituesin në një tender sekret për "Rehabilitimin e ambiente të arkivit historik".

Sipas KLSH, tenderi është zhvilluar në 30 shtator të vitit 2015 me negocim pa shpallje të kontratës, dhe ndonëse janë ftuar tre shoqëri për të marrë pjesë, Ministria ka kualifikuar vetëm një prej tyre, pasi të tjerave nuk kanë mundur të pajisen me çertifikatën e sigurisë.

"Kjo mënyrë veprimi ka shmangur konkurrencën në kundërshtim me ligjin për Prokurimin Publik, pasi qysh në periudhën para dërgimit të ftesave, shoqëritë duhet të përzgjidheshin nga lista "sekret" e miratuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar," konstaton raporti i KLSH.

Duke zgjedhur vetëm një shoqëri nga lista sekrete e DSIK, Ministria e Jashtëme, praktikisht ka paracaktuar fituesin e tenderit, pasi shoqëritë e tjera të cilat janë ftuar nuk mund të merrnin pjesë në tender për shkak të mungesës së Çertifikatës së Sigurisë.

Ky veprim ka sjellë një abuzim prej mbi 55 mijë dollarësh në kurriz të taksapaguesve.

"Nga auditimi rezultoi se shpenzimet e paraqitura nga kompania fituese janë në kundërshtim me manualin e çmimeve të ndërtimit duke sjellë rritjen artificiale të kostos nga 24 milionë lekë në 30 milionë lekë," konstaton KLSH.

"Si përfundim nga veprimet e mësipërme ka ardhur si pasojë rritja padrejtësisht e çmimeve në kundërshtim me dokumentet e tenderit dhe shoqëria Dolçka ka përfituar padrejtësisht vlerën prej 6 milionë lekësh" përfundon raporti i KLSH-së.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco