Shefja e BB kritikon koncesionet e qeverisë Rama: Jo interesi i privatit përpara atij të vendit dhe qytetarit

Shefja e BB kritikon koncesionet e qeverisë Rama: Jo interesi i privatit përpara atij të vendit dhe qytetarit

09:41, 07/11/2017
A+ Aa A-

Në një intervistë për “Scan”, përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Tiranë Maryam Salim ka folur për planin e qeverisë për të aktivizuar projektin “1 miliard euro” në veprat infrastrukture nën modelin e Partneritetit Publik Privat.

Në prononcimin e parë që nga marrja e detyrës, Salim ka theksuar se pavarësisht nevojës së madhe për investime, modeli PPP nuk duhet të konsiderohet zgjidhje për secilin problem që ka vendi. Ajo e ka krutikuar “maninë” e qeverisë shqiptare për të dhënë me koncesion çdo pune publike.

“Partneritetet Publike Private janë të njohura në të gjithë botën sepse gjithnjë e më tepër qeveritë kanë tendencat e tyre të përdorin këto partneritete në mënyrë që të përmbushin nevojat e shumta në infrastrukturë. Me qenë se shikojmë ndryshime të shumta në fushën demografike apo klimatike,  do të shikojmë që ka gjithmonë e më shumë një nevojë në rritje sa i përket programeve infrastrukturore. Në zhvillime të tilla, për një vend është e pamundur që t’i përmbushë të gjitha nevojat e kohës, por nga ana tjetër partneriteti me sektorin privat, së bashku me kapitalet sjell edhe ekspertizën e vyer dhe është një bashkëpunim shumë i madh për të ardhshmen. Por Partneritetet Publike Private nuk janë zgjidhje për të gjitha problemet që mund të kenë qeveritë”, ka theksuar Salim.

Përfaqësuesja e larte e BB në Tiranë për të njëjtën çështje ka thënë se qeveria shqiptare në strategjinë e saj Partneritet-Publik-Priva përpra nevojave të privatit duhet të vërë interesat e vendit dhe të popullit.

“Kështu për qeveritë është e rëndësishme që së pari të identifikojnë prioritetet kryesore, domethënë çfarë prioritetesh ka qeveria për sa i përket investimeve, cilat janë ato prioritete që i japin më shumë vlerë të shtuar ekonomisë, njerëzve dhe vendit në përgjithësi? Por në momentin kur mendohet për partneritetin publik privat, Autoriteti Kontraktual që është qeveria në këtë rast, do të duhet të hartojë marrëveshje që jo vetëm i përmbush nevojat e sektorit privat, por është e rëndësishme që të merren parasysh nevojat e vendit dhe të populli”, ka shpjeguar ajo.

Gjithashtu Selim në këtë intervistë është treguar e ashpër me atë çfarë po bën qeveria Rama me koncesionet në infrastrukturë duke ja dorëzuar të gjitha punët publike privatit.

“Jo të gjitha projektet infrastrukturore duhet t’i lihen në dorë Partneriteteve Publike Private. Disa prej tyre duhet të menaxhohen nga qeveria, ndërkohë që disa prej tyre janë të destinuara për sektorin privat. Një tjetër faktor i rëndësishëm që duhet të merret parasysh është eksperienca që ka qeveria ose eksperienca e sektorit privat. Nëse njëri nga të dy partnerët ka më shumë eksperiencë atëherë duket sikur njëri prej tyre ka më tepër epërsi. Po ashtu është e rëndësishme të mendohen në detaje edhe implikimet fiskale, sepse në fund të ditës privatët do të marrin përsipër projekte të caktuara, atëherë do të duhen të paguhen borxhet private, ndërkohë që këto borxhe apo shpenzime dalin nga buxheti i shtetit. Kështu është e rëndësishme që t’i kushtohet rëndësi edhe aspektit të transparencës dhe llogaridhënies. Së fundmi më lejoni të them se nga ana e BB po punohet ngushtë me Ministrinë e Financave, në mënyrë që të rishikojmë investimet, në mënyrë që të shqyrtojmë edhe një herë risqet dhe potencialet për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë”, ka thënë Selim

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco