SHBA i refuzon vizën kryebashkiakut të rëndësishëm, mikut të ngushtë të Ramës Vangjush Dako-majtas, Edi Ramanë mes, Elvis Rroshi-djathtas

SHBA i refuzon vizën kryebashkiakut të rëndësishëm, mikut të ngushtë të Ramës

09:29, 06/11/2017
A+ Aa A-

Kryebashkiakut socialist të Durrësit, njerit prej njerzve më pranë Edi Ramës, të vetmit së bashku me Qazim Sejdinin që morri të drejtën e një kandidimi të tretë nga kreu i PS, i është anulluar viza amerikane.

Një burim lartë diplomatik tha disa kohë më parë për Lapsi. al se një kryebashkiaku të një qyteti të rëndësishëm në vend, i është rrefuzuar së bashku me familjen udhëtimi për në Amerikë. Sipas informacioneve të Lapsi.al Dako është parë në radhën e aplikuesve për vizë në ambasadë në ditët kur ambasadori Lu shpërtheu në deklaratat e tij të forta për familjet dhe klanet mafioze.

Burimi diplomatik nuk bëri me dije arsyen e heqjes së vizës për kryebashkiakun e rëndësishëm të PS të cilin nuk e përmendi me emër. Por një sërë shkrimesh në media dhe një editorial i fortë i Blendi Fevziut ka raportiar se kreu i një qyteti te madh të fituar nga socialistët ka rënë pre e përgjimeve të një shërbimi të huaj sekret për lidhje me krimin e organizuar.

Herën e fundit që emri i Vangjush Dakos është përmendur në këtë drejtim ishte një investigim i BIRN që nxori se firma e nr 1 të bashkisë Durrës ishte përdorur për lirimin më të shpejtë nga burgu të Lulzim Berishës.

Kjo është një masë që selia e rrugës së Elbasanit e ka marrë shpesh kohët e fundit për të treguar me gisht gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që kanë lidhje me krimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fieraku nga ferrasi07/11/2017 17:31

Po' cdo gjushi ne amerike Atje te del b ne Pune Ketu mbushen thaset tu nejt

Daj Jaku06/11/2017 13:18

Përse i mban kaq pranë ky zullap këta xhuxha të qelbur që e kanë zemrën ngjitur me zorrën e trashë?

Shto koment

Denonco